Rama vijon takimet me liderët e Kosovës, zbardhet agjenda e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e dytë të takimeve me liderët politikë në Kosovë. Ditën e sotme pritet të takohet me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ndërsa një ditë më parë, Rama takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Avdullah Hotin, kreun e LVV, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Gjithashtu, në agjendën e tij ishte planifikuar dhe një takim me kreun e Alenacës për Ardhshmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ky i fundit e refuzoi duke thënë se nuk mund të shtrëngonte duart me Ramën, pasi e ka paditur për shpifje.

Ndërkohë në fund të takimeve me liderët politikë të Kosovës, Rama pritet të mbajë dhe një konferencë për mediat ku do të tregojë detaje nga takimet e zhvilluara.

Kujtojmë se kjo vizitë vjen pak ditë më parë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së Kadri Veseli, si dhe 9-ish luftëtarë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte nga Prokuroria e Speciale. Politika shqiptare dhe ajo kosovare u bënë një dhe dolën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së, madje kryeministri Rama i quajti heronj të luftës./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV