Skandali te Ekonomiku/ Koni: Problem jo vetëm i Masterit, por dhe i Bachelorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali i bërë publik nga Gazeta Fjala ka vënë në veprim institucionet arsimore. Pas ultimatumit të ministres së Arsimit, Besa Shahini për shpërndarjen emergjente të diplomave ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Rektorati i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni në një intervistë për ‘News24’ është shprehur se për sa i përket mosmarrjes së diplomave tek Ekonomiku është një bashkëpunim shkeljesh mes Dekanit të FE, Dhori Kule, Ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe drejtoreshës së QSHA, Rezana Vrapi.

Koni thotë se ky nuk është vetëm problem i diplomave të Masterit, por edhe të Bachelorit sepse prej 3 vitesh dekani i FE, Dhori Kule nuk dërgon listat e plota të studentëve të regjistruar ndërkohë që dekanët e tjerë janë të rregullt.

Rektori thotë se kjo nuk ka të bëjë me mëri profesionale apo personale, pasi UT është një institucion dhe kush shkel ligjin atëherë ka shpërdorur detyrën.

INTERVISTA E MYNYR KONIT:

Dua të sqaroj studentët, prindërit dhe opinionin publik. Është problem sensitiv mosmarrja e diplomave. Në bazë të ligjit të Arsimit të Lartë, dekani i fakultetit përkatës duhet të përcjellë në rektorat listën e plotë me të dhënat dhe pajisjen me matrikullim.

Nga 2017-2018 dekani i FE nuk përcjell listat për Bachelor dhe Master, edhe pas thirrjeve nga Rektori. Dekanët e tjerë nuk kanë probleme dhe janë korrektë. I jam drejtuar më pas dretjoreshës së QSHA për matrikullimin e studentëve. Letra e QSHA i është përcjellë disa herë Dhori Kules për diplomat e studentëve.

Pse nuk kanë ardhur? Pyesni z.Kule. Duhet t’i përcjellë si detyrim ligjor, që më pas të pajisen me numër matrikullimi. Komunikova para një viti në shkurt, i bëra dhe një letër, pasi dhe kisha komunikuar edhe vazhdimisht me QSHA.

Pse keni paditur Qsha-në?

Në këto kushte, unë kam bërë dhe padi penale për Dhori Kulen për këtë problem me matrikullimin. Pas informacionit që mora po nga Dhori Kule në korrik të 2019, mora vesh që në maj drejtoresha e QSHA përcolli numrat e matrikullimit nga FE, që është shkelje e rëndë ligjore.

Lexo edhe :  Zgjedhjet parlamentare 2025, më 11 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit!

Ministrja tregoi me shkresën e saj që është pjesë e shkeljeve. Ajo nuk mund të japë ultimatume për kompetenca që nuk i ka. Diplomat i ka kompetencë dekani dhe rektori, dhe rektori i ka përgjegjësitë. Ministrja duhet të urdhëronte QSHA-në të revokonte veprimin.

Ju keni nënshkruar disa diploma në korrik?

Është e vërtetë që janë nënshkruar disa diploma në korrik. Që nga periudha që kanë filluar nga tetori problemet, dekani i FE nuk përcillte të dhëna por ngarkonte administratorin. Ajo që është e rëndësishme është që dekani i FE duhet të sjellë menjëherë sa më shpejt listat e plota të studentëve të regjistruar në 2017-2018.

A do i nënshkruani diplomat nëse Dhori Kule sjell sot listën?

Në rast se dekani i FE, që ka detyrim ligjor unë do veproj dhe do nënshkruaj menjëherë diplomat jo vetëm të studentëve në master, por dhe të bachelorit.

Kur keni komunikuar me Dhori Kulen?

Komunikimi im ka vijuar në 2018 dhe në fillim të 2019. Pas shterimit të komunikimit administrativ me Dhori Kulen, kam bërë padinë. Secilit student i është dhënë përgjigjja e duhur.

Duket sikur studentët janë pre e luftës institucionale mes jush dhe Dhori Kules?

Nënshkrimi i diplomave nuk ka të bëjë me luftë institucionale. Institucioni është UT, pjesë e tij është Fakulteti. Kush shkel detyrimet ka shpërdorim. Nuk ka luftë institucionale brenda institucionit. Në punën time jam i qetë, s’ka të bëjë me mëritë profesionale apo personale.

Për herë të parë drejtoresha e QSHA kthen përgjigje në 2019- 2020 nuk ka bërë numër matrikullimi. Pse QSHA punon me dy standarde. Ka një bashkëpunim mes dekanit të QSHA, dhe së fundmi Ministrja për të shkelur detyrimet.

Duket sikur po tentohet të goditet dikush?

Për çështjen e goditjet është tjetërkush që merret. Dekani i çon QSHA-së listën, QSHA bën matrikullimin, Ministrja nuk reagon. Përpjekjet maksimale do bëj. Studentët do më çojnë në Gjykatë? Nuk është shqetësim për mua. Do i përkrah çfarëdo të bëjnë për të drejtën e tyre.

/Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Berisha në SPAK, gazetari: Protestë për hallet e tij familjare

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK për të përmbushur masën e detyrimit përpara për aferën “Partizani”. Gazetari Adriatik Doçi...

Projektligji për kufizimin e automjeteve, eksperti tregon arsyet përse nuk realizohet dot

Qeveria ka hedhur për konsultim një projektligj që synon kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët për të ulur trafikun dhe ndotjen, por ekspertët...

Çmimi i duhanit rritet me 20-30 lekë, ekspertët: Qëllimi për të parandaluar konsumin

Çmimi i paketave të cigareve do të rritet, dhe kjo për shkak të akcizës, një taksë që rritet çdo vit. Kjo do të thotë...

U martua pak kohë më parë, Lori Hoxha zbulon për herë të parë fustanin e nusërisë

Edhe pse për shumë kohë u tregua hermetike, vetë Lori Hoxha ka ndarë disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me biznesmenin e njohur Vis...

Bllokohet Unaza e Madhe, varg kilometrik automjetesh nga aeroporti drejt Tiranës

Hapja e Unazës së Madhe në Tiranë nuk e ka zhbllokuar aspak trafikun siç pritej, madje e ka rënduar më shumë. Ka një radhë kilometrike...

Lajme të tjera

Web TV