Meghan ka turpëruar Harryn dhe familjen mbretërore, në një ditë të rëndësishme…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meghan Markle e ka turpëruar princin Harry duke shpallur lajmin e shtatzënisë së saj gjatë ceremonisë së dasmës së princeshës Eugenia, sipas një libri të ri që pritet të dalë në shitje së shpejti.

Dukesha e Sussex duket se ka shkelur çdo rregull, duke e njoftuar familjen mbretërore se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë në tetor të 2018. Në fakt, ajo ishte dita e princeshës Eugenia dhe dasmës së saj në 12 tetor të atij viti në Kështjellën Winsdor por sipas librit “Royals at war” me autor Andy Tillett dhe Dylan Howard, vetë Eugenia dhe mamaja e saj Sarah Ferguson, janë xhindosur pasi lajmi nisi të qarkullojë në atë moment, madje brenda në kishë.

“Meghan vendosi që ai do të ishte momenti më i mirë për të njoftuar familjen mbretërore për shtatzëninë e saj, sapo futi këmbë në kishë” thonë autorët e librit. “Kjo ishte një gafë e madhe sociale nga ana e saj, pasi i vodhi momentin më të bukur në ditën më të bukur të jetës, princeshës Eugenia dhe nënës së saj Sarah” theksohet në libër.

Ish çifti mbretëror i ka mohuar këto akuza ndërsa Bazaar.com ka shkruar se familja është njohur me lajmin një ditë përpara dasmës. Por për familjen Ferguson, fakti që Meghan nxitoi të shpallë lajmin pikërisht në atë ditë, ishte zgjedhja më e keqe që mund të bënte dhe një ofendim për vetë princeshën që atë ditë martohej.

Zyrtarisht, lajmi i shtatzënisë së Meghan u publikua nga Pallati Kensington më 15 tetor 2018, pra 3 ditë pas dasmës./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund...

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Gjykata vendos burg për Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance që zgjati rreth pesë orë....

Po, tani nis “lufta”, politika kundër SPAK

Sulmet ndaj SPAK-ut kanë hyrë në një fazë të re, ku politika po e sfidon hapur Prokurorinë e Posaçme. Edi Rama, Sali Berisha dhe...

Lajme të tjera

Web TV