Moderatorja Liberta Spahiu është një nga emrat më të pëlqyer të showbizit kosovar. Ajo ka zgjedhur që përmes një Vlogu në You Tube të flasë për jetën personale.
Ndërsa ka zgjedhur të shohë letrat, të cilat i thanë Spahiut se i dashuri jeton jashtë shtetit, por është ende herët për një lidhje mes tyre, teksa duket se merret me biznes dhe është zeshkan.
Ky parashikim ka treguar se ky person do mund të shfaqet në fund të viti 2020 ose edhe vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se ndoshta së shpejt moderatoren do mund ta shohim në një lidhje, madje sipas letrave edhe me fëmijë.
Në vlogun e saj në You Tube, Spahiu tregon aspekte të ndryshme për jetën personale dhe pikërisht aty ka zgjedhur që të tregojë edhe detajet për të dashurin.
“Ti je shumë e vështirë, je tu prit diçka që në realitet nuk e di se çka je duke pritur. Ti ke një pengesë me veten edhe pse je pozitive, nuk ke siguri te vetja dhe ke frikë.”- i tha personi që po lexonte letrat, teksa moderatorja pohonte fjalët e tij.
Rikujtojmë se Liberta ka qenë e lidhur me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare si Flori Mumajesi e Ghetto Geasy.ka.ta/Fjala.al/