Pompeo, thirrje Këshillit të Sigurimit: Të zgjatet embargo ndaj Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shteti, Mike Pompeo, i kërkoi Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të zgjasë një embargo armësh ndaj Iranit, duke paralajmëruar se lejimi që dokumenti të skadojë në tetor, do të shkaktonte paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme.

“Mos më dëgjoni vetëm mua ose Shtetet e Bashkuara, dëgjoni vendet e rajonit, nga Izraeli, Gjiri, vendet në Lindjen e Mesme të cilët janë më të ekspozuar ndaj predikimeve të Iranit. Ato po flasin me një zë të vetëm: zgjasni embargon e armëve”, tha Pompeo.

Shtetet e Bashkuara javën e kaluar zyrtarisht i kërkuan Këshillit të Sigurimit, 15-anëtarësh, të zgjasë embargon e cila është paraparë të lehtësohet në mënyrë progresive, duke filluar nga muaji tetor në bazë të një marrëveshjeje bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore.

Rusia dhe Kina, që kanë të drejtën e vetos, kanë thënë se kundërshtojnë veprimin e SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore në maj të vitit 2018 dhe vendosën sanksione të cilat kanë dëmtuar ekonominë iraniane.

Si përgjigje, Irani gradualisht filloi të shkelë angazhimet e tij bërthamore.

Nëse embargo hiqet, Irani ka të ngjarë të kërkojë të blejë avionë luftarakë, tanke, asete detare dhe armë të tjera nga Kina dhe Rusia për të rindërtuar pajisjet e saj ushtarake të vjetruara.

Embargoja e armëve nuk e ka penguar Iranin të furnizojë armë aleatët në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë Sirinë, militantët irakienë, grupin militant Hezbollah të Libanit dhe rebelët Huthi të Jemenit./rel

Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV