FOTO/ Zhduket prej 2 ditësh 80-vjeçarja në Tiranë, familjarët: Është e sëmurë, na ndihmoni ta gjejmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua 80 vjeçe është zhdukur prej dy ditësh dhe familjarët kanë denoncuar rastin në polici e media. E moshuara e identifikuar si Drita Shkëmbi u largua nga shtëpia e saj në rrugën “5 Maji” paraditen e djeshme dhe iu ka thënë familjarëve se do ikte të merrte pensionin.

Ajo nuk është kthyer dhe të afërmit thonë se mund të ketë ngatërruar rrugën pasi vuan nga skleroza. Ata menjëherë i janë drejtuar policisë por ndërkohë kanë nisur kërkimet edhe vetë në Tiranë.

“Ka ikur dje paradite. Na tha do shkoj të marr pensionin por nuk u kthye më. Jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Ju lutem na ndihmoni ta gjejmë”,-kanë thënë familjarët.

Kush ka ndonjë informacion mund të kontaktojë nipin e të moshuarës në këtë numër telefoni +355686691584.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Pasionant i fjalës, Atjon V. Zhiti, e kërkonte dhe e donte atë. Gazeta jonë ka botuar më parë shkrime...

Në ditëlindjen e Stalinit, Tirana vazhdon të përkujtojë “21 Dhjetorin”

Nga Leonard Veizi   Në një ditë të zakonshme të dimrit në Tiranë, kur ajri është i mbushur me grimca të pamasa ndotjeje dhe aromë kafeje...

Magdeburg: Çfarë dimë deri tani për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve

Pak pas orës 20:00 (koha e Greqisë) një BMW SUV i zi u përplas me shpejtësi të lartë në turmën e mbledhur në një...

Haradinaj “nxin” Kurtin para Ramës: Mbështet interesat e Rusisë dhe Serbisë

Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin për politika të pakoordinuara që, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë pozitën e Kosovës. Ai theksoi se vendi ndodhet nën...

Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdoi edhe dje me akuza të ashpra kundër kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke e cilësuar si një figurë të kapur...

Lajme të tjera

Web TV