Publikimi i emrave të pedofilëve/ KQZ miraton mbledhjen e 20 mijë firmave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Qëndror i zgjedhjeve ka miratuar kërkesën për krijimin e një regjistri kombëtar për autorët e krimeve seksuale.

Kjo kërkesë është paraqitur në KQZ nga komiteti  përfaqësues I kësaj nisme I përbërë nga Iris Luarasi, përfaqësuese Qendës Linja e Këshillimit për Grad he Vajza”, Ines Leskaj përfaqësuese e Shoqatës “Rrjeti I Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe nga Mirela Arqimandriti përfaqësuese e “Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

Kjo kërkesë dhe ky miratim i hap rrugë procesit ligjor për mbledhjen e 20 mijë firmave për krijimin e regjistrit kombëtar me autorët e krimeve seksuale.

Rreth 3 javë më parë 27 organizata të shoqërisë civile i kanë bërë një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për ndryshime në Kodin Penal që kanë lidhje me rritjen e masave ndëshkuese për autorët e krimeve seksuale, ndryshime në përkufizimin e përdhunimit, kriminalizimin e sjelljes seksuale pa dhënien e pëlqimit, realizimin e mbikqyrjes për autorët e krimeve seksuale, dërgimin e tyre në shërbime të specializuara rehabilitimi për dhunuesit, etj. bazuar në dy Konventa të rëndësishme të Këshillit të Evropës të ratifikuara nga Shqipëria (Konventa e Stambollit dhe Konventa Lanzarote).

Ndryshimet e vazhdueshme të Kodit Penal nuk janë shoqëruar me plane dhe strategji ndërhyrje për të parandaluar të sjellje të tilla, si: dërgimi i autorëve në terapi rehabilitimi, apo mbikëqyrje të rregullt të ish të dënuarve për krimin e dhunës seksuale.

Për mbikqyrjen e autorëve të krimeve seksuale ka vetëm një rregullore të Ministrit të Brendshëm.

Aktualisht në Shqipëri ka 98 persona të cilët pasi janë dënuar nga gjykata për krime seksuale me të miturit kanë përfunduar dënimin.

Fatkeqësisht, asnjë prej tyre nuk është identifikuar nga drejtësia si pedofil dhe nuk është trajtuar me mjekime apo terapi gjatë dënimit apo pasi e ka kryer dënimin.

Lexo edhe :  Sulmi ndaj faqes së Bashkisë Tiranë, zgjatet afati për regjistrim në çerdhe dhe kopshte

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon pedofilinë si një sëmundje psikike, e cila lidhet me tërheqjen seksuale ndaj të miturve.

Legjislacioni europian në disa vende si Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë, etj. ka parashikuar si sanksion kastrimin kimik me anë të injeksionit ndaj pedofilëve.

Kastrimi kimik konsiston në përdorimin e ilaçeve në mënyrë periodike, zakonisht në formën e një injeksioni, i cili shuan epshin seksual.

“Kastrimi kimik është një nga format më të civilizuara të trajtimit që është përdorur ndaj abuzuesve seksuale dhe është thjesht një lloj terapie hormonale që heq dëshirën seksuale të shkelësit” – thuhet në një njoftim për shtyp të organizatave. /Ra.My. Fjala.al/

 

Të fundit

Meta në qeli/Avokati ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

Gjykata e Posaçme nuk ndryshoi masën “arrest në burg” për Ilir Metën. Avokati i tij Kujtim Cakrani tha se...

Cristiano Ronaldo pranon të rinovojë me Al Nassr, shifrat marramendëse të kontratës

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite. Sulmuesi portugez është pranë firmës së një kontrate të re me Al Nassr, ndërsa marrëveshja...

Zbulohet ftesa e çuditshme për dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Në botën e elitës globale, një ftesë nuk është thjesht një mesazh informues, është shpalosje stili, sinjal i qëllimit, madje edhe objekt koleksioni. I...

Zgjedhja e kreut të BKH-së, 6 kandidatë u skualifikuan, kush janë emrat që vijonë garën

SPAK ka bërë publik emrat e shtatë kandidatëve që kanë kaluar në fazën e dytë të garës për zgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare...

E rëndë/ Autobusi me nxënës del nga rruga dhe përfundon në lumë

ANGLI-Një autobus që transportonte nxënës, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë në Hampshire. Si pasojë tre persona janë transportuar në spital....

Lajme të tjera

Web TV