Arjan Vasjari: Emigrantët të kenë deputetët e tyre në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arjan Vasjari deklaron se çështja e votimit të emigrantëve është emergjente dhe sipas tij ata duhet të kenë të drejtën e zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Parlament.

“Çështja e votimit të emigrantëve, ju keni zgjidhur çështjes e votës së emigrantëve por nuk kam dëgjuar të flitet për çështjen e elektoratit pasiv. Ka plot formula që tu japin mundësi dhe të zgjidhen. Nuk më rezulton që është kjo këtu. Asnjë vend nuk e ka gjysmën e popullsisë jashtë vendit si ne. Nëse i fton ata që të shprehen përse nuk iu japim të drejtën të kenë përfaqësuesit e tyre”, u shpreh Vasjari në Real Story.

Ndërkohë, demokrati Oerd Bylykbashi tha se ekziston mundësia që emigrantët të kenë përfaqësuesit e tyre, duke theksuar se për ta nuk ka prag zgjedhor, mjafton të mbledhin 7-8 mijë vota.

“Iu krijohet kjo mundësia. Një emigrant mund të kandidojë i pavarur në një qark dhe mund të jetë në parlament. Kandidati i pavarur në sistemin zgjedhor nuk ka prag zgjedhor. nëse një parti duhet të kapë 3%, një kandidat mjafton të bëjë ato 7-8 mijë vota dhe mund të zgjidhet”, u shpreh Bylykbashi, ndërsa analisti Vasjari ndërhyri sërish dhe shtoi “Duke qenë gjysma e popullsisë jashtë, ne duhet t’u lëmë atyre një numër përfaqësuesish në parlament. Për mua është emergjente, duhet t’u kishim dhënë zgjidhje.”

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV