Nëse kremrat kundër diellit kanë këto përbërës, mos i blini!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës.

Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit është hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën. Megjithatë, një proces i tillë kërkon kujdes, sepse gabimet në aplikimin e këtij sistemi mbrojtës mund të bëjnë më shumë dëm.

Ajo që duhet të dimë është se dielli e ndihmon organizmin të prodhojë vitaminën D3, që është thelbësore për sistemin imunitar, humorin dhe luftën kundër qelizave të dëmshme. Rrjedhimisht ekspozimi në diell duhet të jetë i ekuilibruar dhe i sigurtë.

Këto janë gabimet që mund të jeni duke bërë në dëm të lëkurës.

Mbrojtje natyrale apo toksike?

Tregu është i stërmbushur me solucione kundër rrezeve ultravjollcë të diellit. Shumica prej tyre ofrojnë një kokteil toksik substancash kimike që e dëmtojnë lëkurën. Sipas ekspertëve të fushës, mbi 75% e të gjithë kremrave të shitur në tregun global përmbajnë toksina.

Substancat toksike në kremrat kundër diellit, të cilat mund t’i verifikoni edhe në solucionin tuaj janë në këtë listë:

Paraben Acid Para amino benzoic Octyl salicyclate Cinoxate Phenylbenzimidazole Homosalate Menthyl anthranilate Octocrylene Oxybenzone Methoxycinnamate Dioxybenzone

Solucionet spërkatëse kundër diellit

Këto solucione mbartin rreziqe të fshehura. Sipas ekspertëve, përbërësit e këtyre spërkatësve janë dëmtues për shëndetin nëse kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.

Koha e aplikimit të kremit

Kremi kundër diellit duhet vendosur në lëkurë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumë njerëz presin deri sa të shkojnë në pishinë ose në plazh që të vendosin kremin mbrojtës dhe e bëjnë atë gjithnjë në nxitim e sipër.

Aplikimi i kremit vetëm gjatë qëndrimit jashtë Rrezet e diellit prekin lëkurën edhe kur njeriu është në timon ose i ulur pranë një dritareje. Rrjedhimisht, kremi kundër diellit duhet aplikuar çdo ditë rregullisht.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Celibashi u përgjigjet tre pyetjeve të rëndësishme për aplikimin

Kujdes me buzët

Shumë njerëz shpenzojnë kohë, para dhe energji për të siguruar një mbrojtje sa më të mirë të trupit nga dielli dhe harrojnë buzët. Edhe ato kanë nevojë për mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit.

Nuk duhen mbajtur shpresat vetëm tek kremi

Kremrat nuk janë të vetmit që ofrojnë një mburojë të konsiderueshme ndaj rrezeve ultravjollcë. Sigurohuni që të mbani kapele. Gjatë orëve më të nxehta të ditës, qëndroni në hije.

Ushqehuni me produkte që rrisin rezistencën e trupit ndaj rrezeve ultravjollcë. Këto ushqime janë barishtet, boronicat, çaji i bardhë, rrushi i kuq, salmoni, bajamet, shpargu, farat e kungullit, specat dhe karrotat.

Dielli është një mik i shëndetit dhe humorit, por gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të mbrohemi mirë ndaj tij që mos të kthehet në armik.

Të fundit

Grip me simptoma që zgjasin mbi 3 javë! Pediatri: Temperatura zgjat edhe 7 ditë

Virozat në këtë sezon dimri kanë qenë më agresive dhe po krijojnë infektime që zgjasin në kohë, duke sjellë...

Të gjithë në SPAK, Tom Doshi: U thirra si person që kam dijeni për një hetim

Ish-deputeti Tom Doshi, njëkohësisht drejtues i PSD, iu përgjigj pozitivisht të hënën një fletëthirrjeje të Prokurorisë së Posaçme, SPAK. I buzëqeshur dhe i pashoqëruar me...

Romeo Kara paralajmëron arrestime “VIP” dhe lëkundje të elitës politike

Një epokë po mbyllet, një tjetër po fillon. Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj shënon një tjetër goditje të fortë në luftën kundër...

Floriana Garo shpall kandidaturën për primaret në Durrës/ Gati për e fitoren më 11 Maj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë, Floriana Garo, ka shpallur kandidaturën e saj për Primaret e PD-së në Qarkun e Durrësit. Ajo shprehu...

Sa është numri i ndërmarrjeve aktive dhe të punësuarve në vend?

Mënyra sesa investojmë dhe ku investojmë, përcakton jo vetëm fuqinë tonë financiare, riskun që marrim përsipër, por edhe modelin e ekonomisë. Thënë ndryshe, mënyrën...

Lajme të tjera

Web TV