Zyrtari kinez: Koronavirusi ka lindur për herë të parë në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zeng Guang, kreu i qendrës kineze të kontrollit shëndetësor shprehet se në disa studime zyrtare janë gjetur gjurmë të Covid-19 në ujërat e zeza të Barcelonës në mars të vitit 2019.

Zyrtari kinez ka bërë me faj Spanjën për nisjen e pandemisë globale të koronavirusit.

“Nuk ka rëndësi se në cilin vend nisin kërkimet për sa kohë që ato përfshijnë të gjithë vendet dhe rezultatet nxirren me përgjegjësi”.

Ai shtoi se prezenca e Covid-19 në mostrat e kryeqytetit të Katalonjës, nëntë muaj para zbulimit të sëmundjes në Vuhan, dëshmon për një origjinë tjetër të epidemisë.

Deri tani studimet për origjinën e koronavirusit të ri vrasës ishin përqendruar në tregun prodhimeve të detit në Vuhan.

Ndërkohë perëndimi ka akuzuar Kinën se fillimisht ka fshehur detaje të virusit që tashmë ka vrarë më shumë se 500 000 njerëz në të gjithë botën.

OBSH do të dërgojë një mision në Pekin për të hetuar shkaqet e epidemisë, por para misionit aty, studiuesi i njohur kinez Ëang Guangfa insistonte se një mision i tillë duhet të dërgohet edhe në Spanjë.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV