Policia Rrugore e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka ndëshkuar disa drejtës mjetesh, të cilët kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.
Aksioni i policisë u shtri gjatë natës në aksin e Saukut, ku janë ndëshkuar 8 drejtues mjetesh. Mes të tjerash, policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes.
“Monitorim i pandërprerë me radar e patrullime nga shërbimet e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore
Vijon të ndodhë ?♂??në aksin rrugor Sauk-Teg, aks me rrisk për ngjarje rrugore
Edhe pse rruga monitorohet me radar ? e patrullime të shpeshta të Policisë, përsëri në këtë segment ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
Vetëm gjatë orëve të mbrëmjes e deri në orën 00.30 të mëngjesit të sotëm, në këtë segment rrugor janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të Lejes së Drejtimit, 8 drejtues mjetesh të cilët brenda 10 ditëve do të paraqiten në OASH, pasi drejtonin mjetet me shpejtësi që varionte nga 154 km/h deri në 169 km/h. Shpejtësi kjo kur rruga ishte me lagështirë dhe fluksi i lëvizjes ishte akoma i lartë, duke rritur rrezikun për përfshirje në aksident rrugor.
Drejtues mjetesh: Shijoni fundjavën por mos fluturoni ?të arrini aksidentin ?apo të dorëzoni patentën. Qëllimi i Policisë Rrugore nuk është as gjoba, as heqja e patentës, është vetëm dhe vetëm siguria e jetës në rrugë, rritja e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj? të jetë i sigurt dhe ju të shkoni bashkë me patentën tek familja?, ajo ka nevojë për ju.
#Mos?porqarkullome kujdesne?
#MosPerdor?NenEfektine?
#RespektoKufizimeteShpejtesise?”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bo.Ba/fjala.al