Dialogu Kosovë-Serbi/Hoti: Vetëm reciprociteti normalizon marrëdhënien mes palëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës zhvillohet për njohje reciproke pavarësisht deklaratave të Presidentit Vuçiç, se Serbia nuk do e njohë kurrë Kosovën, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Në një intervistë për DW, Hoti u shpreh se vetëm reciprociteti mund ta normalizojë marrëdhënien mes palëve.

“Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, deklaron kryeministri.

Anulimi i takimit të planifikuar për datën 27 qershor  në Uashington për shkak të padisë ndaj presidentit Hashim Thaçi, do të ulë në tryezën e bisedimeve kryeministrin Hoti.

“Në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar, sa i përket procesit të dialogut, është qeveria që ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheqë këtë proces”, u shpreh Hoti.

Kryeministri i Kosovës më pas hodhi poshtë deklaratat për një konkurrencë BE-SHBA në dialogun Kosovë-Serbi./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

“Berisha nuk ia lë askujt partinë, ka betejë me drejtësinë”

Gazetari Poli Hoxha mendon se Sali Berisha nuk ka më hallin se mos i marrin partinë, por se si...

PD fitoi Kavajën, Partia e Lirisë ankohet në KQZ: Të hapen të gjitha kutitë e votimit!

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka depozituar një kërkesë në KQZ dhe kërkon hapjen e të gjitha kutive të votimit...

Britania zgjeron flotën nënujore dhe përforcon gatishmërinë luftuese

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka njoftuar ndërtimin e deri në 12 nëndetëseve të reja sulmuese me energji bërthamore, që do të...

Rama me charter? Po Berisha, mos bën autostop në udhëtime?

E dëgjojmë shpesh nëse hypi kryeministri në charter apo fjeti në 5 yje hotel. Ky është problemi që ne duam ta luftojmë korrupsionin ?!!! Jo...

Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, del “rezultati” paraprak

Ka përfunduar takimi trepalësh Turqi-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Turqia në Stamboll, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu. Zëdhënësi i Ministrisë...

Lajme të tjera

Web TV