“Ky projekt do devijojë trafikun nga zona e tunelit në Vlorë drejt Orikumit”, premtimi i Dritan Lelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli deklaroi se nga zona e tunelit në drejtim të Orikumit do kemi një tjetër projekt, me 2 bypass-e që do të devijojnë trafikun.

Nga Lungomarja e qytetit bregdetar, Leli ftoi shqiptarët të vizitojnë Vlorën këtë vit, ndërsa tha se risia e këtij viti janë plazhet publike, krahas atyre private.

“Midis hapësirës me çadra ka pjesë pa çadra, janë për banorët që të dalin si turistë të lirë pa pasur nevojë të paguajnë për një çadër. Kjo ka ndodhur brenda të gjithë vijës bregdetare. Nga zona e tunelit në drejtim të Orikumit do kemi një tjetër projekt, do bëhet rikonstruksion total, do ketë 2 bypass-e që të devijohet trafiku. Do bëhet një shëtitore jo si Lungomare por me një standard shumë të mirë”,- tha Leli i ftuar në studion e emisionit “Real Story”.

Sipas kryebashkiakut, “qytetarët e Vlorës e duan cilësinë e jetës, infrastrukturën që ju shërben. 450 biznese të reja janë hapur vetëm në Lungomare.

Këtu ka pasur situata vetëm të ndërtonin objekte sot ka shumë ndërtues që lejet për pallate duan t’i kthejnë në hotele për t’ju shërbyer qytetarëve. Kemi arritur në një situatë shumë pozitive ku më shumë leje i japim për hotele dhe jo për pallate”,- shtoi ai.

Një pjesë e rëndësishme e këtij qyteti është edhe historia. Në këtë drejtim Leli tha se me rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali”, Vlora është bërë edhe një atraksion historik.

“Bulevardi Ismail Qemali është ri konstruktuar. Kur isha në Kosovë thashë të ftoj ata që e ndjejnë dhe duan të vijnë në një vend që ka shumë histori. Dhe pastaj të shkosh tek rruga historike ku kaloi Ismail Qemali kaloi tek shtëpia e Marigosë që qëndisi flamurin është diçka e papërsëritshme”.

Lexo edhe :  “11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV