Gjici: Pa gabimet e veta, Kukësi duhet të ishte në krye, jo Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e vlefshëm për javën e 32-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, të luajtur të hënën në mbrëmje, Kukësi i vendit të dytë mposhti Tiranën e vendit të parë, duke mbajtur kështu të gjallë garën për titullin “kampion”.
Dhe, duke folur shkurtimisht për mediat pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i nderit i verilindorëve , Safet Gjici, nuk e ka fshehur atë që e gërryen përbrenda, teksa është shprehur se duhet të ishte Kukësi në vendin e Tiranës, por janë në vendin e dytë për shkak të gabimeve të tyre.
“E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte, – ka thënë biznesmeni, tanimë edhe Kryetar i Bashkisë së qytetit verilindor. – Ekipi i Kukësi duhet të ishte në vendin që është Tirana sot. Për faj të gabimeve jemi këtu ku jemi.” Megjithatë, Gjici ka kërkuar që skuadra të mos dorëzohet.
“Kampionati vazhdon, – ka këmbëngulur ai. – Futbolli kështu e ka. Objektivi duhet të vazhdojë deri në fund. Nuk duhet të dorëzohemi. Futbolli është i çuditshëm. Fitore morale, por edhe na duhen 3 pikët. Tirana ka punët e veta ne kemi punët tona. Nëse klubi vendos shpërblim, do ta merrni vesh”, – ka përfunduar Gjici.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV