James Rodriguez me “ulje”, Real Madrid përgjysmon çmimin e sulmuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato e kësaj vere pritet të jetë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim kohët e fundit.

Ndërprerja e sezonit  për shkak të pandemisë së Covid-19 ka rënduar shumë financat e të gjitha klubeve të futbollit.

Për këtë arsye dritarja e tregut të transferimeve pritet  të ketë shumë okazione. James Rodriguez është një prej tyre raportojnë mediat spanjolle.

Sulmuesi kolumbian që u afrua si një nga talentet më të mira tashmë është kthyer në një problem për Real Madrid.

Pas rikthimit nga huazimi te Bayern Munich, futbollisti nuk ka gjetur hapësira në skuadrën “los blancos”.

Me këtë gjë trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë se Rodriguez nuk bën pjesë në projektin e tij për të ardhmen.

Për këtë arsye, klubi i Real Madrid ka vendosur të përgjysmojë vlerën e kartonit të sulmuesit dhe James mund të largohet nga madrilenët këtë merkato për 25 milionë euro.

Shifër kjo që ka futur në garë shumë klube, por duket se vetëm dy janë të favorizuar për të marrë shërbimet e tij.

Atletico Madrid në La Liga dhe Napoli në Seria A duket se janë më të favorizuara për të marrë kolumbianin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Mungoi në funeralin e shokut, me jaht në Mallorca”. Mediat portugeze sulmojnë CR7

Cristiano Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota (dhe të vëllait), ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren...

Demokraci të helmuar si kërpudhat e zonjës Petterson

Nga Frrok Çupi Sapo Edi Rama zbriti në Vlorë dhe urdhëroi që ‘shteti lokal i Vlorës’ të çlironte hapësirat publike nga pushtimi i të paktëve,...

Pse Polonia po rikthen kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë?

Polonia ka rivendosur kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë mesnatën e së dielës, në një veprim që synon frenimin e migracionit të parregullt. Migrimi ka...

SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Jakin Marena Në fillim ishte Sali Berisha ai që i dha fund ‘këngës’ së përditshme në majë të ballkonit të katit të tetë të pallatit të tij...

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në...

Lajme të tjera

Web TV