Po peshkonte me shtizë, gjendet trupi i pajetë i 2 herë kampionit të botës në snowboarding

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e sportit është në zi pas vdekjes fatale të Alex Pullin, kampioni dy herë i botës në snowboarding.

Pullin u gjet pa jetë në Goald Coast të Australisë, pasi u mbyt teksa po praktikonte peshkimin me shtizë raporton La Vanguardia.

Një zëdhënës i policisë tha se një burrë 32-vjeçar, i identifikuar më vonë si Pullin, nuk u përgjigj kur u tërhoq nga uji dhe vdiq pavarësisht se mori ndihmën  e parë dhe trajtimin e urgjencës.

Aksidenti fatal ndodhi në Palm Beach rreth orës 10:40 të mëngjesit me kohën lokale dhe u gjet më pas nga një zhytës, njoftoi policia vendase.

“Një zhytës tjetër ishte në zonë dhe e gjeti atë në fund të detit dhe tërhoqi vëmendjen e sërfistave aty pranë, të cilët ishin në kërkim të rojeve bregdetare për ta nxjerrë atë.”-tha policia vendase.

I njohur me pseudonimin e Chumpy, Pullin fitoi medalje të arta në garat e snowboarding në kampionatet botërore të La Molina dhe Stoneham 2013.

Agjencia e sporteve dimërore në Australi, ‘Snow Australia’ tha se ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga vdekja e Pullin.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen e Alex-it, si dhe për shokët e tij të skuadrës dhe stafin mbështetës. Alex ishte një anëtar i dashur i komunitetit Snow Australia dhe ne do të na mungojë ai shumë”.-deklaroi Snow Australia.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Tarifa më të larta për shoferët nën 21-vjeç/ Sa do të paguajnë drejtuesit e mjeteve?

Nisja e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve ka sjellë...

“Një zë i fortë i Europës në botë”/ Von Der Leyen vlerësohet me çmimin “Karli i Madh”

Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian kërcënohet nga jashtë prej luftës agresore të Rusisë dhe nga brenda prej racistëve dhe demagogëve,...

A mund ta nxitosh dashurinë?

Dashuria dhe koha kanë një marrëdhënie të çuditshme: çdo moment me të dashurin është i çmuar, por ndërsa kalojnë vitet, intensiteti romantik tenton të...

Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik

Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit nga studiuesit për shkak të vlerave të tyre...

“Do të përfundosh në burg…”/ Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Xumit? Banorja i kthehet keq

Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij. Gjatë një diskutimi me një pjesë...

Lajme të tjera

Web TV