Trupat inspektuese të AKU-së kanë realizuar mbi 450 inspektime në garantim të sigurisë ushqimore dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit gjatë inspektimeve është bllokuar një sasi prej 100 kg djathë me destinacion asgjësimin, pas rezultatit pozitiv me E. Coli dhe ndaj një subjekti që tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare I është bllokuar një sasi mishi prej 10 kg dhe rrjedhimisht është vendosur dhe masë administrative.
Gjithashtu sipas AKU është bërë asgjësimi i një sasie prej 22.3 ton produktesh ushqimore me kërkesë të vetë subjektit dhe janë dhënë 9 paralajmërime në disa biznese për higjienizim të ambienteve të punës, rinovim të librezës së ujit, rinovim të librezës shëndetësore etj.
Ndërkaq në njoftim thuhet se referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra për monitorim të qumështit në fruta-perime për mbetje pesticidesh dhe në molusqe.
Bo.Ba/fjala.al