“Besonin te ringjallja” Fuga: Fenomenet e tilla lidhen me manipulimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Zgjedhjet në universitet duhet diskutuar, duke shtuar se Ministria e Arsimit duhet që të lërë një datë të mundshme në muajin tetor”. Kështu u shpreh prof. Artan Fuga gjatë një interviste të zhvilluar në news24.

Ndërsa për situatën politike, Fuga u shpreh se parlamenti aktual nuk ka legjitimitet për të bërë ndryshime kushtetuese.

Nuk nguroi të fliste edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditë më parë në kombinat, ku vetëflijuan nënë e bijë. Fuga u shpreh se mund të kemi të bëjmë me problem psikologjik familjar, që ndoshta lidhet me manipulimin.

Fjala e plotë

Unë mendoj se Ministria e Arsimit duhet që jap një njoftim dhe për disa kohë trupa pedagogjike të diskutojnë se çfarë është më e mira për ta. Të diskutojnë për bibliotekë universitare. Ka probleme që kanë të bëjnë me ligjin për arsimin e lartë, për drejtimin, për mënyrën e organizimit të departamenteve etj. Pedagogët dhe studentët duhet të diskutojnë për më të mirën e universitetit. Të dalin kandidatët, të konkurrojnë dhe të shkojmë përpara. Mund të vendoset për datë zgjedhjeje në tetor. Unë mund të flas nga pikëpamja filozofike. Unë kam bindjen se organet e hetimet po hetojnë. Mund të jetë një çështje c’ekuilirbrimi. Nëse është çështje manipuluese fetare, janë masive zakonisht dhe jo të veçanta. Unë di se fenomenet që prodhojnë vetëvrasje të tilla janë zakonisht masive dhe janë manipulime. Kemi rast familjeje dhe kjo ngre dyshime. Mund të jetë problem psikologjik që mund të ketë kapur gjithë familjen. Thashë se organet e drejtësisë do të veprojnë pas hetimeve. Këto janë fenomene zakonisht manipuluese. Unë mendoj se ky parlament nuk ka legjitimitet për të bërë ndryshime kushtetuese, sepse opozita në Kuvend nuk ka legjitimitet, sepse ka ardhur në një mënyrë jo normale, por të diskutueshme”.

 

Lexo edhe :  Alternime kthjellimesh dhe vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 6 janar 2025

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Balluku për uljen e çmimit të energjisë: Nuk do të ketë më fatura afrofe

Pas miratimit të vendimit të ERE, kryeministri Edi Rama dhe zv. Kryeministrja Belinda Balluku zyrtarizuan uljen e çmimit të...

Zgjedhjet/ Berisha: Më 11 maj do të shënojmë fitoren më të thellë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të enjte një takim me degën në Berat. Gjatë fjalës së tij, ai krahasoi situatën aktuale të...

Analisti Plator Nesturi emërohet Prefekt i Vlorës!

Diplomati dhe analisti Plator Nesturi është emëruar Prefekt i Vlorës. Ai zëvendëson në këtë post Vangjel Tavon, i cili mori drejtimin e Bashkisë së Himarës. Nesturi...

Meta në burg, Berisha zbulon arsyen e fortë përse nuk e ka takuar ende ish-presidentin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një studio televizive tha se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën...

Kush do e fitojë edicionin e katër të Big Brother VIP? Astrologet parashikojnë….

Të ftuara në “Pardon My French” kanë qenë Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”. Ato këtë herë kanë folur...

Lajme të tjera

Web TV