Ardi Veliu me Guardia di Finanza: Bashkëpunimi me Italinë po jep rezultate në goditjen e krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka pritur në një takim delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit policor, si dhe ecuria e fushatës së monitorimit ajror të territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë mes Policisë së Shqiptare dhe Policisë Italiane, duke theksuar se ky bashkëpunim po jep përditë rezultatet e dëshiruara në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së veprimtarisë kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, ka vlerësuar punën e njësive të Guardia Di Finanza-s dhe Interforzës në Shqipëri, kryesisht asaj të monitorimit ajror, tha veliu.

Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka siguruar ambasadorin italian në Shqipëri Z. Bucci se strukturat e Policisë së Shtetit janë tërësisht të angazhuara në drejtim të goditjes së tendencave për kultivim.

Krahas monitorimit ajror nga GDF-ja, Policia e Shtetit ushtron kontrolle masive të territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur një numër të konsiderueshëm dronësh dhe helikopterin e Policisë.

Ambasadori i Italisë, Bucci, ka vlerësuar këtë bashkëpunim mjaft të frytshëm mes dy policive dhe rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së elementëve apo grupeve kriminale.

Drejtuesi i Repartit të Dytë të Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Gjeneral Bigade Cosimo Di Gesu ka theksuar se bashkëpunimi mes GDF-së dhe Policisë së Shtetit është shumë herë më i mire së bashkëpunimi me vendet që janë anëtare të BE-së.

Drejtuesi i Repartit të Tretë të Operacioneve Gjeneral Brigade i GDF-së, Giuseppe Arbore, ka vlerësuar punën dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe premtoi se do investojë më shumë për forcimin dhe mbështetjen e këtyre skuadrave.

Lexo edhe :  Turizmi shënoi rritje rekord në Maj, numri i vizitorëve u rrit me 31,8%

Më pas, delegacioni vizitoi laboratorin e përpunimit të të dhënave të siguruara nga monitorimi ajror mbi territorin e Republikës së Shqipërisë dhe u njoh me punën e bërë nga ky ekip.

 

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Trump akuzon Obamën: Orkestroi një grusht shteti kundër meje

Donald Trump ka akuzuar Barack Obamën dhe “kriminelët” e tij (duke iu referuar ekipit të tij drejtues) se kanë organizuar...

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga produktet që shiten nga Shein...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Lajme të tjera

Web TV