Tkurret konsumi, rriten çmimet e mallrave të shportës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat e fundvitit sollën rritjen e çmimeve për produktet e konsumit. Rritjen me të ndjeshme e shënuan frutat, perimet, ushqimet dhe pijet jo alkoolike.  Krahasuar me muajin Dhjetor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, pasuar nga grupet . Instituti i Statistikave bëri me dije se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019 është 1,1 % shumë më poshtë se objektivi i Bankës së Shqipërisë në 3 për qind. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019, krahasuar me Nëntor 2019, është 0,8 %.

Mesatarja e gjithë vitit 2019 ishte 1.4 për qind, më e ulëta nga viti 2000, kur inflacioni zbriti dhe në nivele negative për shkak të efektit nga eksodi i shtetasve të Kosovës (për shkak të luftës me Serbinë), që ndikoi në rritjen e prurjeve valutore dhe ndihmave. Më pas inflacioni u përshpejtua, duke kaluar dhe 4% në 2010-2011, për të rënë sërish në vitet e mëpasshme poshtë 3%.

 

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi ‘Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë’ me +0,07 pikë përqindje.

 

“Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,06 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Shërbimi arsimor”, “Transport” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili” vlerëson INSTAT.

Lexo edhe :  Sot afati i fundit/ Bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare, ose përballen me ligjin

Krahasuar me muajin Dhjetor 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6 %, pasuar nga grupet “Argëtim e kulturë” me 2,2 %, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,2 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, “Shërbimi arsimor” dhe “Transporti” me 0,2 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,2 %, “Komunikimi” me 0,1 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,1 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,3 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 1,2 %, etj.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV