Kapen duke transportuar 31 klandestinë, arrestohen tre persona (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat janë arrestuar tre persona, pasi janë kapur duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Pas hekurave kanë përfunduar shtetasit A. H., 37 vjeç, banues në Tiranë dhe R. E., 18 vjeç, banues në Krujë.

Sipas burimeve zyrtare këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Malavec, duke transportuar me një mjet furgon tip “Benz” 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Pas hekurave ka përfunduar dhe shtetasi R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin “Hyundai”, 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/En.Br./Fjala.al

https://youtu.be/XEVWoMenIvM

Të fundit

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

Lajme të tjera

Web TV