Holokausti, Veliaj: Ne dimë ta hapim derën pavarësisht fesë apo përkatësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se ajo vlerë e treguar në ato vite të vështira, bëjnë krenar të gjithë shqiptarët. Sipas tij shqiptarët, padyshim që dimë të hapim derën dhe zemrën për këdo që ka nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare, ngjyrës së lëkurës apo origjinës.

Veliaj nënvizoi se nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, ndërsa theksoi se për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt dhe të Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre.

“Shqipëria ndodh që të jetë një nga tokat e rralla në Europë, sot ku paragjykimet fetare dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët besojnë në besime të ndryshme fetare. Në 100 vitet e Tiranës kryeqytet, tiranasit u solidarizuan pasivisht, dy herë.

Me hebrenjtë në luftën e dytë botërore dhe me vëllezërit kosovarë, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe gjithë gjenocidit serb në Kosovë. Me këta njerëz që për fat kanë dy të përbashkëta. Përjetuan ligësinë më të paimagjinueshme njerëzore dhe u nxorën nga ferri nga i njëjti engjëll shpëtues.

E për fat të mirë, si për shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe për hebrenjtë, sot emrat e Franklin Rusvelt, Bill Klinton jehojnë po aq fuqishëm sa heronjtë e historisë së tyre”, tha Veliajt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Nëse Nexhmije Hoxha vjen për ngushëllim, ti mos e prano…”/ Ja amaneti që më la nëna

Nga Bashkim Trenova/ Publikohen kujtimet e gazetarit, publicistit, përkthyesit, studiuesit, shkrimtarit, dramaturg dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova, i cili...

“Berisha e dha sinjalin që këto zgjedhje po i shet”/ PD nuk kishte sy për qeverisje

Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar në Debat me Alba Alishanin ku foli rreth zgjedhjeve të 11 majit, asaj që ky proces pasoi, supermazhorancën dhe...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek ‘Gjuha e Huaj’

Rreth 27000 maturantë do të zhvillojnë sot provimin e parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e...

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve më 2024,...

Kthjellime, pak vranësira dhe erë e lehtë nga jugu, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë kryesisht të kthjellët dhe me...

Lajme të tjera

Web TV