Nëna humbi jetën pas lindjes së vajzës, shpallet në kërkim gjinekologu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ndodhur në muajin prill të këtij viti tronditi qytetarët e Elbasanit, por jo vetëm. Dhimbja e familjarëve të Rexhina Debrovës u përçua në gjithë vendin, ndërsa hodhën akuza të rënda ndaj mjekëve që ndoqën rastin e Rexhinës, ditën kur kishte mbërritur me urgjencë në spital. Nëna 25-vjeçare, pak momente pas lindjes ishte ankuar se diçka nuk po shkonte me shëndetin e saj. Kjo ankesë, nga hetimet e organit të akuzës duket se është neglizhuar nga stafi në sallën e lindjes, duke e cilësuar si normale, por pak minuta më pas ajo ndërroi jetë.

Familjarët e Rexhinës hodhën akuza të rënda ndaj mjekëve të spitalit, duke i bërë ata përgjegjësit kryesorë për neglizhencën e treguar ndaj nënës së re, që sipas tyre shkaktuan vdekjen e Rexhinës. Vetëm pak ditë pas ngjarjes, mjeku ligjor nxori autopsinë, ku u konfirmua se shkaku i vdekjes së saj ishte koagulimi, mpiksja e gjakut ose e thënë ndryshe, bllokimi i njërës nga venat që çojnë gjakun në mushkëri. Mjekët e shpjeguan këtë rast si normal, pasi ndodhin raste të tilla pas lindjes.

Familjarët e së resë nuk e pranuan këtë fakt, duke bërë më pas denoncimin e rastit në Prokurori. Ata kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e mjekut që ndiqte rastin e Rexhinës. Bashkëshorti i së ndjerës mësohet se herë pas here interesohej për hetimet që kryente organi i Akuzës, duke çuar më tej thellimin e hetimeve në dosje.

Të afërmit e vajzës kanë deklaruar që nga momenti i ngjarjes se shteti duhet të funksionojë deri në fund dhe autorët që çuan në vdekjen e Rexhinës, e cila la pas një vajzë të porsalindur, duhet të shkojnë në qeli. Tashmë Policia e ka shpallur në kërkim mjekun gjinekolog, ndërsa ende nuk dihet nëse ky i fundit do t’i vetëdorëzohet drejtësisë shqiptare apo do të arrestohet në SHBA, aty edhe ku ndodhet aktualisht.

Lexo edhe :  SHBA-të duan “Shqipërinë etnike”?/ Ngjela zbulon detajet: Ja çfarë tregoi Rama në Athinë

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e mjekut gjinekolog, Ardian Kadaifçiu. Caktimi i masës “Arrest me burg” është kërkuar 8 muaj pas ngjarjes së rëndë, ndërsa akuza që rëndon ndaj mjekut është “Neglizhencë në trajtim mjekësor”. Ndërkohë, mjeku Kadaifçiu është larguar në SHBA bashkë me familjen e tij.

Ardian Kadaifçiu ishte mjeku gjinekolog, i cili asistoi në lindjen e Rexhina Debrovës, në muajin prill të këtij viti. Prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës së Elbasanit caktimin e masës së “Arrestit në burg” në mungesë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar që mjeku ka bërë neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor ndaj 25-vjeçares. Sakaq, mësohet se mjeku u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pak kohë pas ngjarjes së rëndë. Për këtë, Policia e Elbasanit e ka shpallur në kërkim mjekun Kadaifçiu./Fjala.al/

Të fundit

Babi Lui merr sërish vëmndjen e të gjithëve, ja ç’ka bërë kësaj here (Foto)

Ardhja e Luna Marias në jetë ka sjellë edhe një ndryshim drastik në gjërat materiale të fituesit të edicionit...

Balla ‘përvojë spanjolle’ për policinë rrugore, kamerat e trupit Live për ngjarjet

Gjatë vizitës që po zhvillon në Spanjë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla është interesuar për organizimin dhe praktikat e punës së policisë rrugore. Gjatë një...

Katër vite nga shembja e Teatrit/ Meta: Akt kriminal që ende sot mbetet pa përgjegjës

Katër vite pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Presidenti i Partisë së lirisë, Ilir meta, në një postim në Facebook shkruan se ende...

Harrojeni martesën për vitin e ardhshëm nëse i përkisni këtyre shenjave

Ju duhet më shumë kohë për të njohur më mirë partnerin tuaj, ose ndoshta personi me të cilin jeni në një lidhje tani nuk...

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, automjeti përfundon mbi trafikndarësen

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Durrës”. Një automjet tip “Opel” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në...

Lajme të tjera

Web TV