Ndeshja me vendin e parafundit, Konte: Sfida më e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi do të luajë nesër në orën 18:00 në “San Siro” me Xhenoan e vendit të parafundit.  Ky takim për Antonio Konten është ndeshja më e rëndësishme e këtij viti, sepse sipas tij do i mundësonte Interit që të mbante i vetëm vendin e parë të Serisë A.

Ndonëse Interi ka shfaqur rezultate të larta, takimi me Fiorentinën dhe Romën u mbyllën me barazime, gjë të cilën Konte e komenton si një pakujdesi të skuadrës.

“Është ndeshja e fundit që luajmë. E kam thënë gjithmonë se duhet të arrijmë gjatë Krishtlindjeve në kushtet më të mira të mundshme. Kanë qenë muaj ku jemi përballur me probleme të mëdha. Kemi bërë mirë dhe kemi vepruar siç duhet. Duke qenë se këto probleme kanë dalë prej këtij grupi lojtarësh, kjo i ka ndihmuar të jenë më të përgjegjshëm për të ardhmen.”-tha ai.

Me tej, tekniku i Interit ka shtuar se fitorja e nesërme do ishte një shenjë dhe do e fiksonte ekipin e Juventusit.

“Do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për ne nëse fitojmë nesër. Më parë kam qenë i shqetësuar sepse kemi bërë zgjedhje të detyruara. Do të ishte e mrekullueshme po të fitonim nesër.”-u shpreh trajneri i zikaltërve.

Ndër të tjera, Konte ka thënë se ndonjëherë fitoret të shkatërrojnë dhe se nuk duhet të ketë tundime.

“Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë një ekip më të fortë. Disa herë kam thënë se nuk është e nevojshme të fitosh. Ndonjëherë fitoret të shkatërrojnë, ndonjëherë të tundojnë. Ka situata ku nuk di se si të fitosh kur njëkohësisht s’ke baza të qëndrueshme. Ky është qëllimi ynë”, -tha ai.

Kjo ndeshje i jep mundësin ekipit të Interit që të mbyllin këtë vit si kampion të Serisë , ndonëse përballë do kenë vendin e parafundit të kategorisë./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV