Rama i jep Dumrenë kompanisë italiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Firmoset marrëveshja me kompaninë italiane “ENI” për kërkimet e hidrokarbureve në zonën e Dumresë. Marrëveshja u firmos nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “ENI”.
Gjatë ceremonisë, kryeministri Rama tha ndër të tjera se kompania “ENI” do të lërë në hartën e Shqipërisë flamurin e një investitori të huaj shumë të rëndësishëm. Kryeministri Rama tha se përveç vlerës monetare, investitori italian do të sjell në Shqipëri vlerën e madhe të dijes dhe të bashkëpunimit që do të rrisë hapësirën në këtë sektor. Kreu i qeverisë u shpreh ndër të tjera se kontrata e firmosur sot me ENI-n do të përdoret edhe në funksion të paktit për Universitetin për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve për të hapur mundësi për trajnime, në fakultetin e Gjeologji-Minierave.

“Nga viti 1928 kur nisën kërkimet e para në Kuçovë dhe deri në fund 1944 kur italianët u larguan nga vendi ynë IPA kreu me mijëra shpime dhe prodhimi i naftës arriti në 950 mijë tonë. Raporti ynë historik me naftën është disi i komplikuar edhe për shkaqe politike e historike. Thuhet se kur Viktor Emmaueli tha se çfarë dreqin i duhet mbretërisë 28 mijë metër katror shkëmb”.- tha kreu i qeverisë, Rama.

“Përgjigja ishte se plotësonin 100 % të nevojës për krom, 30 % për naftë dhe pak investim mund të mbulonin nevojat për hekur. Historia dihet më pas si vijoi, mes një përpjekje për të rritur burimet njerëzore brenda vendit, dhe mbylljes totale të vendit në raport me botën, ç’ka kufizoi kapacitetet zhvilluese e teknologjike të vendit.
Më vjen mirë që firmosin këtë kontratë edhe pse përkoi me një moment shumë të vështirë. Objektivi ishte që brenda vitit të mbyllnim kontratën e më pas të vijonte puna për studimet. Blloku i Dumresë ka një rezervë të pritshme të konsiderueshme ashtu si zbulimi në Shpirag, është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet. Bëhet fjalë për një tjetër investim të rëndësishëm të huaj në Shqipëri me të ardhura gjigante e cila vendos një flamur me peshë në hartën e investimeve dhe përtej vlerës monetare do të sjell në vendin tonë vlerën e madhe të dijes e të një bashkëpunimi që do të rrisë hapësirën në këtë sektor.
Në mbyllje, besoj e kam lejen e miqve tanë për të thënë se më vjen shumë mirë që nga ana e kompanisë kemi marr një përgëzim në shpejtësinë e procesit të firmosjes së kontratës. Kemi dhënë një shembull konkret të perceptimit për kontratat në Shqipëri dhe atij që është realiteti. Sot firmosim një kontratë solide, dhe me një përfitim të rëndësishëm të pritshëm për shtetin dhe ekonominë. Zbulimet deri tani do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm, por ajo që sot është me rëndësi është të nisim nga puna pas nënshkrimit të kontratës.” u shpreh Rama./fjala.al/

Të fundit

Deklarojnë se produktet luksoze prodhohen në Kinë, e vërteta pas videove virale!

Nëse jeni duke lundruar në TikTok a Instagram, mund të hasni video të ndryshme nga fabrikuesit kinezë që thonë...

Nuk ka largim nga “Anfield”, Virgil van Dijk rinovon me Liverpoolin

Kapiteni i Liverpulit, Virgil van Dijk i ka dhënë fund spekulimeve mujore rreth të ardhmes së tij duke rinovuar kontratën.  Marrëveshja e mëparshme e holandezit do...

Kërkoi përjashtim të trupës gjykuese, Gjykata e Lartë jep vendimin për Berishën

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kreut të PD Sali Berisha për përjashtimin e treshes gjykuese Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni nga gjykimi i rekursit...

Oqeane blu? Dikur ishin të gjelbër dhe mund të ndryshojnë sërish ngjyrë

Shkencëtarët thonë se oqeanet e Tokës, të njohur për ngjyrën e tyre blu të thellë, një ditë mund të përjetojnë ndryshime ngjyrash. Raporti, i bazuar...

“Po i vëzhgon e gjithë Europa”/ Berisha: Në zgjedhje të lira, fitimtar absolut është PD

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit do të fitohen bindshëm nga Partia Demokratike, nëse do të jenë të lira, të paktën sipas...

Lajme të tjera

Web TV