Horoskopi i ditës, ja shenjat që presin një fundjavë të plotësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi: Në fushën e dashurisë jeni në rrugën e duhur. Nëse jeni pranë dikujt, por nuk jeni lidhur ende, nuk është dita e duhur për të marrë ndonjë vendim të caktuar. Mendoni si të veproni me maturi për ecurinë e lidhjes në vijim.

Demi: Do të jetë e nevojshme të qëndroni pak kohë vetëm. Gjatë gjithë javës keni qëndruar të rrethuar nga njerëz të shumtë. Është momenti t’i kushtoni më shumë kohë vetes.

Binjakët: Puna ka probleme përqendrimi por do të frymëzoheni nga gjëra të reja. Lëreni intuitën t’ju udhëheqë dhe do të kaloni një ditë mjaft të mirë. Sa i përket dashurisë, do të jetë një ndër ditët tuaja më të mira.

Gaforrja: Të gjithë e dinë sesa shumë jeni të lidhur me familjen tuaj dhe sesa shumë i doni miqtë e afërt. Do të dëshironi shumë të realizoni një udhëtim të shkurtër me familjen tuaj. Sa i përket anës profesionale, nuk rekomandohet të merrni vendime.

Luani: Sot do të befasoheni nga veprimet tuaja. Do të përfshiheni në disa çështje që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Megjithatë, bëni kujdes, pasi nuk përjashtohet mundësia e debateve.

Virgjëresha: Do të kaloni një ditë të këndshme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Çfarëdo gjëje që do të zgjidhni të bëni sot, do të argëtoheni pafund. Sa i përket marrëdhënies në çift, po përjetoni momentet më të bukura të lidhjes suaj.

Peshorja: Shumë persona ju konsiderojnë misteriozë. Disa prej tyre do të përpiqen të kuptojnë më shumë prej jush. Përgjithësisht do të jetë një ditë e qetë dhe do të mund të përfundoni ato çfarë keni planifikuar.

Lexo edhe :  ‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Akrepi: Do të zgjoheni plot energji. Do të jeni aktiv si në aspektin personal, ashtu edhe atë profesional. Ekziston mundësia të jeni ideatori i një aktiviteti mes miqsh, gjë që do të pritet me shumë kënaqësi.

Shigjetari: Do të ndiheni krejtësisht në një botë tjetër. Do të keni dëshirë të meditoni ose të bëni joga. Shpenzoni kohë duke u kujdesur për veten dhe harrojini për disa momente çështjet që mund t’ju shqetësojnë.

Bricjapi: Ekziston mundësia që të keni interes për gjëra, për të cilat më parë as që i kishit menduar. Do të impresionoheni nga mendimet gjatë ditës së sotme. Ka gjasa të zhvilloni një bisedë të ngrohtë me një person që ju e preferoni shumë.

Ujori: Disa rrethana të pashmangshme mund t’ju përballin me probleme. Megjithatë, ruani qetësinë dhe mos reagoni menjëherë. Beqarët e kësaj shenje mund të marrin sot një vendim të rëndësishëm. Ndërsa të lindurit e kësaj shenje që janë çift, ka gjasa të përjetojnë momente të veçanta.

Peshqit: Ka gjasa të kaloni një ditë të qetë me familjen tuaj. Nëse disa persona në punë ju bëjnë të ndiheni keq, zgjidhja më e mirë është t’i shmangni ata. Mos i kushtoni rënësi gjithçkaje që mund të flitet përreth. /Fjala.al/

Të fundit

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Lajme të tjera

Web TV