Angli/ Vritet me 10 plumba në sy të gruas dhe fëmijës, producenti shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Producenti i njohur me origjinë nga Kosova, Flamur Beqiri,  është vrarë në sy të gruas dhe fëmijës së tij. Ai u qëllua me 10 plumba mu në mes të Londrës.

Atentati mafioz ndodhi rreth orës 21.00 në Rrugën e Kishës Battersea në jug-perëndim të Londrës.

Fqinjët thanë se dëgjuan të shtëna me armë dhe të bërtiturat e një gruaje që qante dhe thërriste “në mënyrë të dëshpëruar” për ndihmë.

Një zëdhënës i Policisë tha se një vrasje e tillë në sy të familjes, e cila pa njeriun e afërt të vdiste në mënyrë kaq të tmerrshme, e ka lënë familjen e tij “të shkatërruar”.36-vjeçari, i cili kishte një grua dhe një fëmijë të vogël, u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e urgjencës.

Flamur Beqiri është vëllai i ish-yllit “Real Housewives Of Cheshire”, Misse Beqiri. Flamuri njihej me emrin e artit Alex, dhe ka në pronësi studion “20/20 Records”. 

Ai u martua me Debora Krasniqin në Cernobbo, në liqenin Como në tetor të vitit të kaluar. Ai është bashkëthemelues dhe partner i markës “20/20 Records” e cila ka zyra në Londër dhe Stokholm.

Fqinja e tij Vittoria Amati, 60 vjeç, tha se kishte dëgjuar të paktën 10 të shtëna me armë.

Pastaj dëgjova ulërimat e gruas. Dola dhe kuptova se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë para derës së tij në një pishinë gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë shpresonim se ai do t’ia dilte. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar ishte gruaja e tij”, tha Amati.

Detektivi Jamie Stevenson tha: “Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili mund të jetë motivi që ka çuar vrasjen e një njeriu në mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

Lexo edhe :  Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po mbështeten nga oficerë të specializuar. Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e tij pas një mbrëmje, kur ai u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij”, tha oficeri i policisë i cili shtoi se vrasësi është arratisur në këmbë ne drejtim të “Battersea Road”.

Kjo është vrasja e 135-së në Londër përgjatë vitit 2019, duke shënuar numrin më të lartë të vrasjeve që prej vitit 2008.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV