Festat e fundvitit/ Kryemadhi- shqiptarëve: Konsumoni shqip, ndihmoni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Afrimi i festave të fundvitit ka grishur politikanët më të lartë të vendit, të cilët duke u ndjerë si “baballarë të kombit”, të bëjnë urime publike për qytetarët, me qëllim përmirësimin e imazhit. Në këtë linjë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shpërndarë një video,  me anë të së cilës ndan urimet më të përzemërta për Vitin e Ri, për të gjithë shqiptarët.

Shefja e LSI-së ka edhe një mesazh origjinal për shqiptarët. Ajo shprehet se, në darkën e fundvitit, duhen konsumuar sa më shumë produkte shqiptare. Kryemadhi shprehet se, vetëm kështu do të mund t’i vinim në ndihmë fermerëve të Shqipërisë, që janë lënë pa subvencione e pa ndihmë nga kjo qeveri.

Ja edhe mesazhi i plotë në rrjetet sociale i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

“?? BLENI SHQIP, KONSUMONI SHQIP, GËZONI SHQIP!

Të nderuar miq!

Në festat e fundvitit ashtu sikurse është traditë të gjithë do të shtrojnë tavolinën për darkën e festës. Ndajmë gëzimin, por edhe është momenti të mendojmë shumë më shumë për njëri-tjetrin, sepse kemi nevojë si asnjëherë më parë për njeri-tjetrin. Tavolina e festës duhet të jetë sa më shumë shqiptarë, ndaj të konsumojmë sa më shumë produkte shqiptare.

Produkte të shkëlqyera, që i prodhon djersa dhe mundi i papërshkrueshëm i mijëra shqiptarëve të lënë pas dore nga kjo qeveri, që i ka hequr çdo subvencion fermerëve dhe agropërpunuesve shqiptarë. Tashmë përmes një politike prej shërbëtorësh të interesave të oligarkëve qeveria kërkon që ti vendosë produktet shqiptare edhe përballë konkurrencës sa të pandershme aq edhe antikombëtare.

Konsumoni shqip, konsumoni frutat, zarzavatet, bulmetrat, verën, birrën, miellin shqiptar, në ndihmë të gjithë fermerëve dhe prodhuesve të shijes së mrekullueshme shqiptare që të mbështesim fort njëri-tjetrin edhe në këto ditë festash,ashtu siç gjendemi pranë në ditë të vështira.

Gëzuar Viti e Ri, jo vetëm me urimin shqip, por edhe me produktet unike shqiptare në tavolinat tona.

??Bleni shqip, konsumoni shqip, gëzoni shqip.

Gëzuar miq!??”,- mbyll postimin e saj në rrjet, shefja e LSI-së, Kryemadhi, duke e shoqëruar atë edhe me një Video./Fjala.al/

Lexo edhe :  Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV