Ligji i ri për pensionet suplementare/ Përfitojnë 676 persona, lista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 676 minatorë, naftëtarë dhe punonjës të metalurgjisë do të përfitojnë një trajtim të veçantë financiar, buxhet i cili parashikohet të kapë vlerën prej 1.46 miliardë lekë në vit. Brenda 15 ditësh do të hyjë në fuqi ligji nr.29/2019 “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”. Kategoritë e sipërpërmendura do të kenë mundësi të përfitojnë pension suplementar, përveç masës së përfitimit që marrin nga pensioni i pleqërisë.

Ligji i ri parashikon që përveç pensionit të pleqërisë, masa e pensionit suplementar që do të marrin sipas këtij drafti varion nga 0.6 deri në 1 për qind shtesë për çdo vit pune në profesion të siguruar. Për efekt të zbatimit të këtij ligji, vjetërsia e përgjithshme në punë dhe periudhat e sigurimit vlerësohen e njihen sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të akteve ligjore në zbatim të tij.

LISTA_20_27_DHJETOR_2019

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV