Virozat e stinës, masat që duhen marrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e para të 2020 kanë shënuar një fluks në rritje të virozave të stinës. Mendohet se shkak kryesor janë ndryshimet e shpeshta të temperaturës, çka bën që të gjithë të jenë të rrezikuar për t’u prekur nga virozat e stinës, kryesisht moshat e mëdha dhe fëmijët.

Qendrat shëndetësore të kryeqytetit kanë pasur një dyndje vizitash tek mjeku pediatër.

Mjekja pediatre Donika Jorga në Qendrën Shëndetësore 8, thotë se kryesisht të prekurit kanë shfaqur probleme në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe ato të poshtmet nga infeksionet, por edhe gastro-enteritet, megjithëse më të pakët në numër.

Mjekja këshillon prindërit të kontaktojnë për çdo problem shëndetësor me pediatrinë më të afërt dhe të mos marrin mjekime direkt nga farmacia.

Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino, në një status në “Facebook”, tërheq vëmendjen duke deklaruar se virusi i gripit është në qarkullim dhe se kush nuk është vaksinuar duhet të shpejtojë. Ajo kujton masat parandaluese se higjenës së lartë, ajrosja e shtëpisë, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojte dhe evitimi i mjediseve të mbyllura./Fjala.al

Të fundit

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Lajme të tjera

Web TV