Atentati në banesën e policit, Prel Milani: Kërcënim nga detyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polici Prel Milani ka folur pas tritolit që u vendos në shtëpinë e tij në qytetin e Shkodrës, ku ka thënë se nuk ka pasur armiqësi dhe konflikte me asnjë njeri.

Prel Milani ka thënë se dyshon që ky mund të jetë një mesazh kërcënues për shkak të detyrës, sidomos në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Preli me detyrë komandant poste në Theth , ka thënë në polici se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë bërë këtë atentat.

Ndërkohë, policia është duke hetuar për gjetjen e personave përgjegjës të përfshirë në këtë ndodhi. Nga shpërthimi i tritolit nuk pati asnjë të lënduar, por akti ishte i frikshëm.

Rikujtojmë se në Dukagjin në muajt e fundit të vitit që sapo mbyllëm u vranë dy persona të dyshuar për shkak të kultivimit të bimëve narkotike.

Lazër Arra dhe më pas Gjergj Krytha humbën jetën nga ekzekutimet me armë zjarri, autorët e të cilëve nuk dihen ende edhe sot./Fjala.al/

Të fundit

Bota e sportit në zi, ndërron jetë legjenda e boksit në moshën 87-vjeçare

Bota e sportit është në zi, pasi ka ndërruar jetë Nino Benvenuti. Ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë në...

83 mandatet e PS: Braçe shkëlqen në diasporë, Gonxhe në Tiranë. Ministrat…

Në zgjedhjet e 11 majit, PS arriti të fitojë 83 mandate, duke i dhënë mundësi Edi Ramës të qeverisë vendin edhe për 4 vite...

Toyota ‘tërheq’ mbi 400,000 kamionçina, ‘mund të çojnë në përplasje mbrapsht’

Toyota ka një reputacion të fortë për ndërtimin e makinave, kamionëve dhe SUV-ve të besueshme, por edhe kamionçina e saj Tundra nuk është imune...

Dominim absolut në PD, Jorida Tabaku dhe Alimehmeti kanë 27% të votave demokrate

EDUART ZALOSHNJA Në Qarkun Tiranë, dy kandidatë të listës së hapur të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, prodhuan rezultatin më madhështor...

Moment historik! OBSH miraton marrëveshjen e parë globale për pandemitë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka miratuar zyrtarisht marrëveshjen e saj të parë globale për pandemitë, një moment historik në bashkëpunimin ndërkombëtar për shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV