Vrasja/ Flasin banorët: Drita i mbante lekët në…Nipi ishte tip i hedhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas krimit makabër në Gjerbë të Mallakastrës, ku dy djem masakruan një 51-vjeçare, për ngjarjen kanë folur edhe banorët e fshtatit.

Një prej banorëve të këtij fshati flet edhe për njërin prej autorëve të krimi, konkretisht nipi i burrit të viktimës, duke e cilësuar si tip problematik.

Po sipas banores, 51-vjeçarja Drita Saliaj dhe i shoqi i saj nuk i mbanin lekët në shtëpi, por i kishin vendosur në bankë dhe kjo ka bërë që autorët pasi nuk gjetën gjë në shtëpi të kryenin edhe krimin makabër.

Ai nipi ishte tip i hedhur që i vogël, tipi i tij. Drita nuk është ankuar asnjëherë. Kishin disa lopë e viça në shtëpi dhe i shitën dhe kanë kujtuar se mos i kishte lekët në shtëpi. Por lekët i mbante i shoqi dhe i mbyllte në bankë dhe ndaj arritën ata e bënë këtë që bënë”, shprehet një prej banoreve.

Banorët kërkojnë që shteti të marrë masa dhe madje kërkojnë dënim me vdekje për autorët. Ndërsa theksojnë se 51-vjeçarja Drita Saliaj nuk ka pasur konflikte me askënd.

“Zonjë e mirë ishte në shtëpinë e saj, zonjë grua, të mirë si familje, kanë qenë familje e parë, nuk janë trazuar me asnjë. Për këtë veprim që kanë bërë ata të merren masa. Nuk dimë për konflikte”, shprehet një banore.

Drita Saliaj, nënë e dy djemve jetonte e vetme pasi bashkëshorti dhe fëmijët punonin në Greqi. Ajo u grabit nga nipi i burrit, Luis Saliaj, 16 vjeç dhe dy shokët e tij Sindi Shehaj, 16 vjeç dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç.

Dritën e kisha shumë shoqe dhe ishte përkryer. Pija kafe sa herë. Para disa ditëve më erdhi në shtëpi se më kishte vdekur nëna. Ishte e malluar për dy fëmijët e saj që i kishte të larguar dhe me dhembshuri jashtë mase. Jetonte vetëm. Ishte e pa ngatërruar, të gjithë si familje. Veç të mirën, të keqen s’e bënin kurrë. Këtë nuk e priste askush. Ai nipi ishte tip i hedhur që i vogël, tipi i tij. Drita nuk është ankuar asnjëherë. Kishin disa lopë e viça në shtëpi dhe i shitën dhe kanë kujtuar se mos i kishte lekët në shtëpi. Por lekët i mbante i shoqi dhe i mbyllte në bankë dhe ndaj arritën ata e bënë këtë që bënë.”

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV