Spitali i Durrësit në flakë/ Flet inxhinieri: Ja shkaqet e zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit, Edmond Palodhi ka treguar shkaqet e flakëve që përfshinë spitalin e këtij qyteti.

Ai është shprehur se flakët nuk kanë qenë të mëdha dhe se ka pasur më tepër tym dhe ndotje të ajrit nga djegia e kabllove.

Zjarri ka rënë nga ngarkesa në rrjetin elektrik për shkak të stinës dhe ngrohëseve në ambientet e spitalit.

Zjarri si fillim ka rënë në katin e parë tek pavijoni i neurologjisë dhe më pas, meqenëse janë me një kolonë të gjithë katet e rrjetit, ka avancuar në kat të dytë, të tretë dhe të katërt.

Për evakuimin e të sëmurëve është vepruar në mënyrë të shpejt nga personeli për arsye se janë edhe shkallët e emergjencës dhe zjarri nuk ishte i përmasave të mëdha. Ishte thjesht tym dhe ndotja e ajrit nga djegia e elementëve që përbëjnë kabujt elektrik”, shprehet inxhinieri për Report Tv.

I pyetur se nëse kërkon kohë rregullimi i dëmeve, inxhinieri elektrik i Spitalit të Durrësit përgjigjet se: “Po, kërkon kohë riparimi i dëmeve sepse janë gjithsej katër kate. Po ashtu duhen ndryshuar panelet sepse janë djegur, janë të këputura”.

Të fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme, analisti: Ja e vetmja gjë që mund t’i ndodhë Shqipërisë

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili çdo ditë e më shumë është më agresiv, ka filluar që të...

Francë, 1269: Shenja e verdhë dhe gjobitja e hebrenjve

Në 19 qershor 1269, Mbreti Luigj IX, i njohur më vonë si Shën Luigji, shpalli një dekret mbretëror që urdhëronte të gjithë hebrenjtë që...

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin Igor Tudor, presidentin e FIFA-s...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Lajme të tjera

Web TV