Virozat, hiqni dorë nga ilaçet, mjaltë me piper të zi për parandalim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zakon që sapo të nisi një lëvizje temperature t`u drejtohemi spitaleve apo edhe farmacive. Shqiptarët e kanë të ulët kulturën e përdorimit të ushqimeve bio dhe të erëzave që kombinojnë mrekullisht për parandalimin e sëmundjeve aspiratore.

Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera një krejt natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë. Mjaltë dhe piper i zi.

Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon të ftohurën.

Mjalti është padyshim një nga kurat më të mirat natyrale për të parandaluar dhe trajtuar virozat e dimrit, gripin dhe të gjitha komplikacionet që vijnë prej tyre. I mirënjohur për vetitë e tij kurative, mjalti përmban vlera anti-bakteriale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin dhe parandalojnë prekjen nga virozat.

I përdorur gjerësisht si një erëz që u shton shije ushqimeve, piperi i zi vepron gjithashtu si një kurë natyrale efektive për të parandaluar kollën, fytin e thatë dhe të ftohurën në përgjithësi. Kjo erëz është e pasur me shumë vlera ushqyese siç është vitamin C, antioksidantët dhe vetitë antibakteriale. Kur përdoret i kombinuar me mjaltin, të dy veprojnë si agjentë të fuqishëm në çlirimin e frymëmarrjes.

Si ta përdorni mjaltin dhe piperin e zi?

Dy kura të thjeshta, me efekte të fuqishme të përdorimit të mjaltit dhe piperit do t’iu ndihmojnë të largoni menjëherë virozat. Piper i zi pudër dhe mjaltë: Hidhni në një tigan 5-6 kokrra piperi të zi dhe vendosni në zjarr të ngadaltë, lërini pak dhe më pas shtypini dhe bluani në formën e pudrës. Hidhni në një tas gjysmë luge gjelle me mjaltë dhe pak nga piperi i bluar, përzjeheni dhe më pas konsumoheni. Bëjeni këtë rregullisht çdo mëngjes të parandaloni kollën dhe dhimbjet në kraharor dhe qëndroni larg të ftohurës dhe fytit të thatë.

Lexo edhe :  Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Në vend të konsumimit të çajit normal, konsumoni çaj piperi të zi me mjaltë në mëngjes për t`i qëndruar larg të ftohtit dhe gripit. Hidhni dy lugë të vogla me piper të zi të bluar në një filxhan ujë të valuar. Lëreni të ziejë për 5 minuta dhe më pas shtojini një lugë çaji me mjaltë. Konsumoni të ngrohtë.

Të fundit

Foshnja 5 muajshe humb jetën në krahët e gjyshes pasi u kafshua nga pitbulli i familjes

Një fëmijë vetëm 5 muajsh humbi jetën pasi u kafshua nga pitbulli i prindërve të tij teksa ishte në...

Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 maj 2024

Sot, më 18 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92 lekë dhe shitet 92.9 lekë. Euro sot blihet me 100 lekë, ndërsa...

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ditën...

Horoskopi i ditës, 18 Maj 2024

DASHI Në këto javë do të mund të bëni një hap të shkëlqyeshëm përpara nga pikëpamja sentimentale, megjithatë do t’ju duhet të jeni më të...

Lajme të tjera

Web TV