Anti-shpifja/Ktheu ligjin në Kuvend, mazhoranca i hakërrehet Ilir Metës   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kthimit të ligjit Anti-shpifje nga ana e presidentit Meta, kanë ardhur edhe reagimet e para të mazhorancës.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tentoi të bëjë ironi teksa u shpreh se dihej botërisht që kreu i shtetit do ta rikthente ligjin Anti-shpifje me urdhër të Lulzim Bashës.

Kudo në botën demokratike dihej se Presidenti Meta pas urdhrit të Bashës do të kthente mbrapsht përmes dekretit dy ligjet komponentë të kësaj pakete të parë të betejës me shpifjen. Edhe në të ardhmen, legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet për të garantuar fitoren e së vërtetës ndaj shpifjes. Përmirësimet ligjore janë certifikuar tërësisht nga partneri i rëndësishëm OSBE, edhe në kuadër të faktit historik që ne e drejtojmë tani. Mban 57 vende dhe 1 miliardë persona. Më 20 janar dekretet i njoftohen Kuvendit, dhe në seancën më të parë dekretet e z. Meta do të rrëzohen”- tha Balla.

4 shkeljet që gjeti Ilir Meta

Presidenti Meta i ktheu dje Kuvendit Paketën- Antishpifje duke i kërkuar që ta rishikonte pasi kishte konstatuar 4 shkelje të rënda, ndër të cilat tek e drejta themelore e lirisë së fjalës.

Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;

Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;

Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;

Nuk janë në harmoni me standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.- theksonte Presidenti Meta në dekret./Fjala.al/

Të fundit

Takimi në degën 4 në Tiranë, Berisha: Sivjet kemi entuziazëm të paparë, Rama vjedh

Nga takimi në degën nr.4 në Tiranë ku bëri prezantimin e programit të qeverisjes 'PD-Shqipëria Madhështore', kreu i PD...

Palestra në mëngjes apo në darkë? Ja kur është më mirë të ushtrohemi

Një nga pyetjet më të zakonshme për ata që duan të bëjnë jetë aktive është: kur është më mirë të shkojmë në palestër –...

Basha me të përndjekurit politikë: 81 milionë euro për kompensimin e vuajtjes suaj

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese...

Po kontrollonte matësin e energjisë, faturistja e OSHEE-s dhunohet nga pronari i lokalit

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia këtë premte, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës punonjësen...

“Kush përdor fjalë të liga, ka zemrën e keqe”. Myftiu i Shkodrës thirrje për politikanët

Myftiu i Shkodrës ka kritikuar këtë të premte gjuhën e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë fushatës elektorale. Duke cituar shkrimet e Mithat Frashërit, i njohur...

Lajme të tjera

Web TV