Do largohej nga Juventus, Dybala kishte gati videon e lamtumirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Juventus, Paulo Dybala verën e kaluar ishte shumë afër largimit nga bardhezinjtë.

Për këtë arsye ai kishte bërë gati edhe video e lamtumirës që do të bëhej publike pas transferimit të tij.

“Zonja e Vjetër” kishte tentuar që ta shiste Dybalan, pasi Gonzalo Higuain nuk kishte pranuar që të largohej. Skuadrat më të mëdha të Premierë Ligës, si Tottenham e Manchester United u interesuan për lojtarin Juves.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se bisedimet kishin avancuar goxha dhe se 26-vjeçari kishte përgatitur edhe videon e lamtumirës.

Megjithatë,pavarësisht kësaj përgatitje, ai vendosi që të mos largohej nga Juvja dhe të qëndronte në Torino për të vërtetuar se sa vlente.

Që nga ai moment, Paulo Dybala ka pasur rol të rëndësishëm dhe ka bërë 17 paraqitje në Serinë A, me 13 si titullar prej tyre, dhe duke shënuar pesë gola. Dybala ka qenë kontribuues edhe i gjashtë asistimeve./Fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV