Rusia pa qeveri, Medvedev dorëhiqet pas deklaratës së Putinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri rus Dmitry Medvedev, i ka paraqitur sot dorëheqjen presidentit Vladimir Putin. Ky njoftim befasues vjen vetëm pak minuta pas fjalimit të Putinit në lidhje me reformat në Kushtetutën Ruse ku parashikohet forcimi i kompetencave të Parlamentit duke ruajtur karakterin presidencial të sistemit politik.

Nuk ka qenë vetëm kryeministri por edhe ministrat të cilët i kanë hapur rrugë ndryshimeve në Kushtetutës dhe balancës së pushtetit. Presidenti falënderoi kryeministrin dhe ministrat për largimin e tyre duke ju kërkuar atyre që jenë vigjilentë për postin deri në caktimin e ekipit të ri.

“Unë dua t’ju falënderoj për gjithçka që është bërë. Dua të shpreh kënaqësinë time për rezultatet e marra edhe nëse nuk kishte sukses në çdo gjë”, -u shpreh Putin.

Putin ka përmendur edhe idenë e referendumit për miratimin e këtyre reformave.

“Unë e konsideroj të domosdoshme që qytetarët e vendit të kenë të drejtën e tyre për të votuar të gjitha rishikimet e propozuara të Kushtetutës”, -tha Putin në fjalën e tij./Fjala.al

Të fundit

Këta janë faktorët që shkaktojnë ëndrra të çuditshme

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri...

Dreka e Pashkës , Veliaj: Të jemi më solidarë e të mos pengojmë njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shërbeu drekën e Pashkës për njerëzit në nevojë në Qendrën Komunitare në Shkozë. “Sot është ditë jo vetëm...

Zbrazja e Shqipërisë, “amnistia“ Bardhi dhe liria e shtypit

Nga Ben Andoni Problemi më i madh (nga të fundit) i ditëve të sotme, që iu adresua Shqipërisë, lidhej me lirinë e shtypit. Më pas,...

Balla i feston Pashkët në Vlorë/Apel për gratë e vajzat:Askush s’ka lindur për të vuajtur

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima...

Krist Aliaj nuk ka mendim të mirë për romancën Heidi-Romeo

Kristi Aliaj iu bashkua të ftuarve në “Fun Club” për të folur rreth ngjarjeve të fundit në BBV. Ish-banori i shtëpisë më të famshme,...

Lajme të tjera

Web TV