“Maqedonia e Veriut”, ja kur zyrtarizohet emri nëpër dokumenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dokumentet e reja për qytetarët me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë të lëshohen nga muaji shtator i këtij viti, edhe pse fillimisht u paralajmërua për në fund të vitit të kaluar.

Me amendamentet e reja do të rregullohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve të bashkësive tjera etnike në vend

Burime nga MPB thonë se më 5 dhjetor vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje mes MPB-së dhe “Veridos GmBH Berlin – Gjermani” për shpërndarjen e modeleve për dokumentet personale.

Sipas MPB, ka përfunduar blerja dhe shpërndarja e modeleve të dokumenteve personale (pasaporta, letërnjoftime, leje të vozitjeve, pasaporta zyrtare, pasaporta diplomatike, pasaporta për të huaj, leje-qëndrim të përkohshëm).

Deri në shtator, kur do të fillojë lëshimi i dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, qytetarët do t’i marrin dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë, të cilët më pas do të duhet të zëvendësohen më së voni deri më 2024.

Ndryshe, për momentin në pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, vlen vula në të cilën thuhet: “Ky dokument udhëtimi i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV