(VIDEO) Jeta pas tërmetit, në Thumanë po vdes edhe shpresa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 50 ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe për të kuptuar se si po menaxhohet situata, ekipi i Fjala.al ka shkuar drejt Thumanës, një prej zonave më të prekura të tragjedisë. Në qendër të Thumanës turmat e njerëzve prisnin në qendrat për të aplikuar për të rindërtuar shtëpitë e tyre të pabanuara.

Është pikërisht “një luftë moderne klasash”, që banorët pretendojnë se i ka penalizuar për të marrë ndihmën e tyre. Të demoralizuar dhe në stres nga varfëria, e cila është thelluar si pasojë e një fatkeqësie natyrore, ata bëjnë apel për ndihmë.

Pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanuara ata nuk do përballen vetëm me problemin e vendbanimit dhe mungesës së ndihmës. Ajo që bie në sy në këtë zonë është se banesat dalin në emër të personave të tjerë si pasojë e një problemi me legalizimet e cila bie ndesh dhe me pronësinë. Qeveria nga ana e saj ka deklaruar se nuk do marrë përsipër që të bëjë me banesë personat të cilët nuk zotëronin shtëpitë në emrin e tyre.

Të gjendur mes një lëmshi i cili nuk ju siguron dot as bazën jetike të mbijetesës e cila është banesa, banorët e Thumanës nuk e kanë aspak kompleks të shprehen se janë të pashpresë dhe në depresion.

Edhe ata që kanë patur banesën e tyre, tashmë e vetmja nismë që është ndërmarrë është përcaktimi nëse banesa e tyre është ose jo e banuar dhe disa çadra të cilët banorët i konsiderojnë si çadra plazhi. Disa prej tyre kanë zënë magazinat kur dikur i përdornin për të mbajtur pulat dhe të tjerë flenë në kasolle në mes të të ftohtit të dimrit.

Lexo edhe :  Sezoni turistik/ Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë u shembën 3 pallate ku humbën jetën 25 viktima nga 51 që pati në total kjo tragjedi./Fjala.al

https://youtu.be/DStlj98hRYg

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV