Raporti: Shqipëria hapa para në ‘pastrimin e parave dhe terrorizmin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria më në fund është vlerësuar nga një raport. Ka të bëjë pikërisht me ecurinë pozitive në zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vlerësimi bëhet publik nga Moneyval, një organ monitorues i Këshillit të Evropës.

I konsideruar si raporti i përputhshmërisë, mësohet se ka analizuar përparimin e vendit në trajtimin e mangësive teknike të identifikuara në raportin e fundit të vlerësimit të nxjerrë në vitin 2018 nga Moneyval, i cili vlerësoi efektivitetin e masave në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (LPP/LKFT) në Shqipëri dhe përputhshmërinë e tyre me

Rekomandimet e dala nga Task Force e Veprimit Financiar (FATF), duke e vendosur Shqipërinë në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë.

Por pavarësisht përparimit të vërejtur, në raportin e fundit, Moneyval, vendosi që Shqipëria të mbetet në procedurë për përmirësimin e përputhshmërisë dhe do t’i duhet të vazhdojë të raportojë lidhur me përparimin e mëtejshëm për forcimin e zbatimit të masave të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Aktualisht, Shqipëria është në proces shqyrtimi nga Task Force e Veprimit Financiar, në Grupin e Vlerësimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, që bazuar në raportimin e kryer nga autoritetet shqiptare do të vendosë gjatë muajit shkurt të këtij viti nëse duhet të kryejë vlerësim më të thellë të mangësive strategjike dhe efektivitetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

FATF-ja është një organizatë ndërqeveritare e themeluar në vitin 1989 me iniciativën e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

FATF-ja dhe organet e asociuara të saj, ku bën pjesë edhe Moneyval, monitoron progresin e shteteve anëtare në zbatimin e masave të nevojshme LPP/LKFT.

Lexo edhe :  'Safe Stay in Albania', Policia Kufitare masa shtesë në Rinas për sezonin

Në bazë të përparimit të vërejtur, Moneyval, ka rishikuar pozitivisht vlerësimin për 6 nga 40 rekomandimet e FATF-së, dhe sipas raportit, Shqipëria rezulton të jetë “në përputhje” në pesë rekomandime. “Kryesisht në përputhje” me 28 prej tyre, mbetet “pjesërisht në përputhje” për pesë dhe “jo në përputhje” në vetëm një prej rekomandimeve!

n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV