Rama e shkarkoi nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj bën lëvizjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri socialist, Arben Malaj sapo u shkarkua nga posti i anëtarit të bordit të Bankës së Shqipërisë, me urdhër të Edi Ramës, i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste.

Arben Malaj ka shpjeguar edhe kalimin te Partia Agrare e Agron Dukës duke theksuar se ai do të kontribuojë si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Në një postim në Facebook, Arben Malaj lë të kuptohet se angazhimi i tij me me partinë e Agron Dukës do të jetë vetëm në aspektin teknik, pasi ai ka deklaruar i vendosur shpeshherë se Partia Socialiste do të jetë vendi i parë dhe i fundit në karrierën e tij politike. Postimi i plotë i Arben Malajt: Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambientaliste. E mirëprita ftesën e kolegut te nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale.

Këshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10% te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi!”, – shkruan Arben Malaj në Facebook./Fjala.al/

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV