Çfarë përfaqësojnë 4 vitet që Yuri Kim veçoi në marrëdhëniet e SHBA-së me shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet 1920, 1991, 1999 dhe 2009 u veçuan nga ambasadorja e re amerikane në Tiranë si kujtesë dhe provë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithnjë në krah të Shqipërisë në momentet më kritike.

“Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Ashtu si qëndruam më ju në 1920, 1991, 1999, dhe 2009, ne jemi me ju për të mbështetur të ardhmen tuaj si vend demokratik i begatë në familjen evropiane”, u shpreh Yuri Kim.

-Fjalimi i parë i Yuri Kim: Korrupsioni duhet të hiqet nga sistemi

Por çfarë përfaqësojnë këto vite në historinë e shqiptarëve dhe në marrëdhënien me SHBA?

1920

Në vitin 1920 Shqipëria do të pranohej si anëtare me të drejta të plota në Lidhjen  e Kombeve (e zëvendësuar më pas nga OKB), falë mbështetjes së dhënë nga Woodroë Wilson, president i SHBA-së. Wilson kishte refuzuar më herët planet e Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë për ndarjen e Shqipërisë.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte garanci për një trajtim më të drejtë të statusit dhe kufijve të Shqipërisë në tryezat vendimarrëse të Fuqive të Mëdha.

1991

Vetëm tre muaj pasi studentët shqiptarë ishin ngritur në demonstrata kundër regjimit komunist, Shqipëria dhe SHBA rikthyen marrëdhëniet e tyre diplomatike. Mbështetja e Uashingtonit në atë periudhë, pas 45 vitesh komunizëm, ishte e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë.

Tre muaj pasi ishte rihapur Ambasada në Tiranë, më 21 qershor 1991, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker, do të vizitonte Tiranën, duke dhënë mesazh të qartë për rëndësinë që i kushtohej marrëdhënieve midis dy shteteve.

1999

Viti 1999 është shënuar në historinë e kombit shqiptar si një prej viteve më të rëndësishme dhe më domethënëse. Ishte SHBA që udhëhoqi koalicionin e NATO-s në luftën e Kosovës duke i dhënë fund spastrimit dhe gjenocidit që Serbia po ushtronte ndaj shqiptarëve.

Lexo edhe :  Ndalohet pirja e duhanit në plazh e parqe, gjobë deri në 700 euro

Bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë nisi më 23 mars të 1999-s dhe më 3 qershor 1999-s, Sllobodan Millosheviçi, pranoi kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet.

2009

Më 1 prill të 2009-s Shqipëria do të bëhej anëtare me të drejta të plota në NATO. Anëtarësimi në aleancën ushtarake të Perëndimit ishte një mesazh se çështja e përcaktimit të orientimit të Shqipërisë tashmë ishte e përfunduar.

Edhe në këtë rast ishin SHBA-të që i dhanë mbështetje anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, çka garantonte sigurinë e vendit tonë, por edhe të rajonit./Fjala.al

Të fundit

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

‘Spastrimet’ në Bashkinë e Vlorës, Koçi: Edhe Fieri mezi e pret ‘ofensivën’!

Dorëheqjet e drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për dorëheqje, kanë sjellë edhe reagimin e deputetit socialist Petro Koçi. Ofensivë...

Lajme të tjera

Web TV