“Trupi u hodh, nuk u dërgua në resort”, Policia sekuestron kamerat e Hajrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Policia e Shtetit ka mësuar detaje tronditëse për ngjarjen e mesditës së 17 janarit kohë kur u rrëmbye Jak Prenga. Trupi i tij po kërkohet prej ditës së djeshme e deri me tani nëpër zonat e Shijakut, por pa ndonjë rezultat konkret. Sipas të dhënave të besueshme të Policisë së Shtetit mësohet se të arrestuarit nuk kanë treguar se ku është trupi pasi ata pretendojnë se nuk kanë dijeni. Referuar të njëjtave të dhënave, saktësohet se trupi është hedhur para se të sillej në resortin ‘Golden’, i cili gjendet ngjitur me autostradën Tiranë-Durrës, konkretisht tek rrethrrotullimi që të çon për tek Gjiri i Lalzit.

Policia dhe grupi i hetimit që më kot tani po tentojnë të zbardhin ngjarjen, kanë zbërthyer një sërë kamerash për të mësuar nëse trupi i pajetë ka hyrë në resort. Ata nuk kanë gjetur asnjë lloj mbetjeje në ambient e për pasojë mendohet që të jetë hedhur para se sa të digjej mjeti. Pra policia ka rrethuar gjithë zonën që lidh Shijakun me pjesën e Shkallnurit, vend ku edhe u tha se u gjend mjeti luksoz i djegur.

Katër prej 11 të akuzuarve, të cilët janë në pranga tashmë, i përkasin të njëjtës familje, ndërsa mësohet se kanë dijeni për situatën por ata kanë refuzuar të jenë pjesëmarrës në krimin monstruoz. Burimet sqaruan se ata kanë treguar se Prenga pas torturave ka ndërruar jetë në makinë dhe për pasojë ata janë detyruar të humbasin gjurmë që atë ditë, duke djegur edhe makinën.

Por pse lëvizi kaq vonë policia?

Janë me dhjetëra dëshmitarë që e kanë parë rrëmbimin e pukjanit. Ata kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes dhe madje kanë lajmëruar edhe policinë. Policia i  ka marrë detajet e atij rrëmbimi që 2 minuta pas nisjes së mjetit dhe madje janë përshkruar edhe fytyrat e dy rrëmbyesve. Burime të besueshme bëjnë me dije se rrëmbyesit nuk kanë patur asnjë maskë dhe asnjë lloj maskimi. Pra ka qenë krejtësisht i lehtë verifikimi.

Lexo edhe :  PS “ndez motorët”/ Zbulohet data kur Edi Rama nis fushatën

Po ashtu sipas të dhënave edhe familja e të ndjerit ka patur dijeni në lidhje me personat e përfshirë në konflikt por policia ka pritur 10 ditë për të ndërhyrë sepse Altin Hajri dhe vëllai i tij, pasi janë arrestuar 5 vite më parë janë lënë të lirë. Ata kanë vazhduar punën me trafikun e drogës dhe kanë jetuar në Shqipëri, ndërsa policia jonë thotë se ka qenë Italia që ka pushuar hetimet për ta.

Altin Hajri dhe fisi i tij, për gjatë këtyre viteve, jo vetëm që ngritën një perandori të frikshme të drogës në Shqipëri dhe Europë po ata madje bënë edhe një prej ndërtesave më luksoze në mesin e rrugës më të rrahur në vend. Ndërkohë që shqiptarët shkojnë në burg për një kotec pulash, djemtë e familjes Hajri jo vetëm që nuk shkuan në burg, po madje u priten derisa të kryenin një krim makabër që të kujtohej policia tu vihej pas!

/Fjala.al/

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV