Komisioni i Disiplinës, 1 milion lekë gjobë për Besëlidhjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës është mbledhur të enjten dhe ka marrë në shqyrtim çështjet e javës së fundit të kampionatit dhe të Kupës së Shqipërisë.

Gjithësej janë dhënë 9-të vendime.

Bie në sy gjoba prej 1 milion lekësh të vjetër për Besëlidhjen. Gjoba vjen pasi gjatë takimit kundër Partizanit ditën e djeshme, tifozët kanë hedhur koret “Rama ik”, çka detyruan arbitrin kryesor të ndërpriste takimin.

Gjithashtu mes vendimeve të tjera bien në sy ndëshkimet për Luftëtarin. Zyrtari i Luftëtarit, Artur Danaj, është pezulluar me tetë ndeshje. Ndërsa klubi gjirokastrit duhet të dëmshpërblejë Tiranën për dëmet që tifozët kanë shkaktuar në “Selman Stërmasi”.

Vendimet:

KF Besëlidhja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

Zyrtari i KF Luftëtari, Artur Danaj për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

KF Luftëtari detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditëve në stadiumin “Selman Stërmasi” nga lojtarët/stafi përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

KF Vllaznia për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë. Në rast përsëritje KF Vllaznia paralajmërohet se do të jetë objekt i masave të përshkallëzuara sipas KDS.

KF Oriku detyrohet të dëmshpërblejë brenda afatit prej 15-ditëve dëmtimet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” nga ekipi i KF Oriku sipas akt konstatimit të personave përgjegjës në stadium.

Ekipi i KF Iliria për dështim në organizimin e ndeshjes dhe sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë.

Zyrtari i KF Turbina Bledar Malaj për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lexo edhe :  Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Zyrtari i KF Turbina E. Belshi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së Lojtarëve të KF Teuta Fabjan Beqja dhe Amer Duka. Pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Lojtarët vendosen në provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV