Rama pas tërmeteve: Godinat që shkelin lejet e ndërtimit të shemben

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Godinat shumëkatëshe të cilat janë ndërtuar duke shkelur lejet e ndërtimit do të sekuestrohen ose do shemben,” deklaroi Rama nga foltorja e kuvendit.

“Nëse ne nuk vendosim me votë e me vulë në fletoren e legjislacionit shqiptar që çdo godinë për të cilën merret leje ndërtimi, kur leja e ndërtimit shkelet shembet ose sekuestrohet. Nuk mund ta gëzojë ai që e ka. Gjithashtu dhe sanksione për ndërtime individuale pa leje”, theksoi ndër të tjera Rama.

Në Kuvend po diskutohet pr/ “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar”

Ndeshkim zinxhirit

Rama bën me faj zinxhirin që vjen pas miratimit të lejes së ndërtimit dhe propozon ndëshkim penal për këtë zinxhir nëse nuk zbatojnë lejet e ndërtimit.

“Një pjesë e madhe e ndërtesave në Tiranë e qytete të tjera nuk kanë lidhje fare me lejet e ndërtimit të miratuara. Jo vetëm në aspektin e cilësisë por dhe në volumin. Nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara nga bashkitë do të kishim sot pas 30 vitesh qytete shumë më cilësore në pikëpamje të urbanistikës dhe arkitekturës sesa kemi sot.

Pse nuk ka funksionuar kontrolli I punimeve të ligjshme në nisje që në fund janë të paligjshme. Nuk ka funksionuar dhe nuk mund të funksionojë me sistemin që është mbrojtur në këtë sallë me dekada. Ka qenë një betejë e nisur që kur isha në bashkinë e Tiranës dhe deri sot. “

Nuk mund të funksionojë kontrolli për lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi penale zinxhiri.

Arkitektët nuk mund të dorëzojnë projektin në letër e të ikin. Ata janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin në fund konformitetin e projektit që është ndërtuar me atë që është pnë bashki. Konstruktorët nuk mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse leja merret për 5 kate dhe konstruktori për tiu adaptuar kërkesës së zhvilluesit bën një konstruksion për 8 kate. Nuk mundet supervizorët, kolaudatorët të kolaudojnë pa denoncuar ndërtime që dalin nga leja e miratuar. Është e gjitha e paligjshme dhe shkon në kriminale kur familjet që paguajnë për të marrë një apartament apo dyqan nuk marrin dot mbrapsht hipotekën.

Lexo edhe :  Begaj takim me ministrin e jashtëm çek: Marrëdhëniet e mira ndikojnë në turizëm

Mësimet nga 26 nentori – Rama tha se nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të nxjerrim mësimet

“Ajo që ndodhi në Durrës përtej asaj që thuhet në propagandën mediatike është historia e godinave që i përkasin kësaj kategorie që flsa unë. Nuk janë shembur dhe dëmtuar në strukturë godinat që kanë respektuar parametrat e lejes së ndërtimit por janë shembur dhe kanë sjellë viktima godinat që kanë qenë me leje 3 kate dhe un bënë 8 kate. Shto ujë e shto miell“

Të fundit

Kujdes zemrën! Si sëmundjet profesionale po bëhen shqetësuese te punonjësit shqiptarë

Ndikimet e fshehura të stresit dhe punës sedentare janë bërë një shqetësim i madh për shëndetin fizik dhe mendor...

Tirana një nga qytetet më të shtrenjta për investitorët e huaj

Raporti “Qytetet dhe Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” nga FDI Intelligence, analizon tendencat e Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në Europë, duke identifikuar...

Lista e PD drejt finalizimit/ A do të ketë surpriza në emrat e kandidatëve?

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në kampin demokrat, priten me...

Parashqevi Simaku nis përgatitjet, ka plane për rikthim në Shqipëri (Video)

Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja është duke u përgatitur për t’iu rikthyer...

Rritja e çmimit të pronave nuk ndalet: Po blihen nga individë me rekorde kriminale

Vijon rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, në zonat afër qendrës dhe periferisë. Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut të pasurive të...

Lajme të tjera

Web TV