Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, të merren masa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga autoritetet që të marrin të gjitha masat e nevojshme dhe të mos lejojnë asnjë nënvlerësim përballë koronavirusit pasi kjo mund të kishte pasoja kritike.

“Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë. Aq më tepër kur tashmë janë konstantuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh. Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike”, u shpreh Meta.

Sipas Presidentit, Shqipëria është seriozisht e ekspozuar ndaj këtij virusi, për shkak se rastet e para të infektimit janë shfaqur në vendet fqinje.

“Mendoj se rastet e konstatuara në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, tregojnë shumë qartë se ne jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe me çdo mjet depërtimin e këtij virusi në vendin tonë. Ashtu sikurse e theksova edhe më parë, Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme për të parandaluar SARS-in përpara 16-17 vitesh dhe i kemi të gjitha mundësitë në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjshmëri maksimale”, tha Meta.

Të fundit

Nuk është vënë re deri më tani, FENOMENI 55 milje që ka KALUAR mbi tokë!

Të fund të shtatorit 2024, uragani Helene goditi brigjet e Floridës me forcë shkatërruese. Por ndërsa stuhia bëri kërdinë...

Sonte derbi i kryeqytetit, bllokohet Tirana, ja çfarë masash do ndërmarrë policia

Sonte në orën 20:00, në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti do të presë një nga përballjet më të zjarrta të futbollit shqiptar, derbin mes Partizanit dhe...

Kapi prej hunde trajnerin e Galatasarayt, Federata Turke i jep dënim maksimal Mourinhos

Federata e Futbollit të Turqisë ka pezulluar trajnerin e Fenerbahçes, Jose Mourinho, për tre ndeshje. Ky vendim vjen pas një gjesti të papërshtatshëm të Mourinhos...

Berisha ironizon Ramën: Gafë! Bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë

Kryedemokratin Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e krahason kreun e PD-së me shpendin e bufit. Berisha tha se...

Lufta e ftohtë, tragjedia e ortekut dhe misteri i Mehmet Shehut

Nga Kol (L) Prof. Myslim Pasha* Lufta e Ftohtë ishte një gjendje e tensioneve politike dhe ushtarake pas Luftës së II Botërore, Termi “e ftohtë”...

Lajme të tjera

Web TV