Sot dalin para gjykatës 5 të ndaluarit për rrëmbimin e Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, nën masa të rrepta sigurie pritet të dalin patra gjykatës 5 të arrestuarit për çështjen “Prenga”. Ndonëse kanë kaluar çdo afat për njohjen me masën e sigurisë, masë që pak a shumë dihet, ata do të paraqesin para gjykatës alternativën e tyre për të shpëtuar nga arrest me burg. Të pestë të arrestuarin janë tre nga familja Hajri dhe dy të tjerë janë njerëz me lidhje të Altin Hajrit. Policia pretendon se njëri prej tyre, që është arrestuar edhe i fundit në këtë grup, është një nga persona më aktiv në ngjarjen e rëndë dhe makabre.

Pesë të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa nuk kanë bashkëpunuar me grupin hetimor të cilët i kanë marrë në pyetje.

Por gjatë fazës së parë hetimore mësohet se Olsi Turja ka deklaruar se është punëtor i resortit “Golden” në Shijak, ndërsa biznesi ishte i mbyllur që pas tërmetit të 26 nëntorit. Turja është shprehur se prisnin grupin e rivlerësimit për godinën, ndërsa pronarët e kishin thirrur për të riparuar një derë. Ai ka deklaruar ndër të tjera se: Nuk kam lidhje me ngjarje, punoja në resort. Resortin e kishim mbyllur pas tërmetit, dhe prisnim ekspertët për ta vlerësuar. Më thanë hajde se na është prishur dera. Më pas erdhi policia dhe më mori”.

Edhe Elton Hajri ka qëndruar gjithë kohës në pozita mohuese: “Nuk jam marrë asnjëherë me krime. Kam punuar me kushërinjtë 3 vite më parë, makinën e përdorin ata por me letra figuron në emrin tim. Kur kam lënë punën nuk kam ndryshuar pronësinë. Makinën e përdornin për punët e kompleksit.

Lexo edhe :  Rruga e Dukagjinit, Rama publikon pamjet nga punimet: Ndër segmentet më të rëndësishme

Ndalimi i tyre u bë ditën e hënë në kompleksin “Golden” në Shijak ku u arrestuan 4 persona, Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja. Operacioni vijoi dhe në Kavajë ku u arrestua Festim Bexhdili, i cili dyshohet se është një nga personat që ka marrë pjesë në zhdukjen e trupit të Jan Prengës. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV