Investim 1 milion dollarë në Lushnjë, ja ku shuan paratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë përfunduar punimet rehabilituese në nënstacionin 110 kV të Lushnjës, një investim i Operatorit të Sistemit të Transmetimit me vlerë afro 1 milionë dollarë. Në një njoftim për mediat Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në këtë nënstacion u ndërtua edhe sistemi i ri SCADA, i cili siguron operim të shpejt, të sigurt dhe që krijon akses për komandimin nga distanca, një risi kjo e cila vjen si pjesë e modernizmit në tërësi të sistemit SCADA për të gjithë vendin.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Skerdi Drenova inspektuan nga afër punimet e bëra në këtë nënstacion. Duke vlerësuar investimin, ministrja Balluku tha se aplikimi i teknologjive të reja në energjetikë rrit efikasitetin në këtë sektor, duke ofruar shërbime më cilësore për qytetarët, por njëkohësisht duke rritur edhe efikasitetin e punonjësve.

“Energjia është një fushë avangardë, një nga fushat ku aplikohen shërbimet e reja, ku aplikohen teknologjitë e reja. Sigurisht ka ardhur duke u përmirësuar edhe në Shqipëri. Të tre ndërmarrjet KESH-i, OST-ja dhe OSHEE-ja kanë investuar në teknologji. Kjo teknologji na ndihmon për të ofruar shërbime më cilësore, por mbi të gjitha për të qenë efektiv dhe efikas dhe për të qenë të lidhur në mënyrë teknologjike me njëri tjetrin, për t’ju përgjigjur dhe për të pasur ndërveprime në kohë reale”, nënvizoi ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturë dhe Energjisë shtoi më tej se synimi është aplikimi i sistemit SCADA në të gjitha nënstacionet elektrike, me qëllim automatizimin e kontrolluar, i cili jep mundësi për të identifikuar në kohë reale çdo defekt të mundshëm dhe për të ndërhyrë pa humbur kohë për riparimin e tij.

Lexo edhe :  1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

“Synimi ynë është që të mbulohet i gjithë territori, pra në të gjitha nënstacionet ne të aplikojmë sistemin SCADA, duke krijuar interaktivitet me sistemin SCADA të OSHEE-së dhe duke qenë kështu të gjithë nën një kontroll të automatizuar, për të mos pasur më nevojë për lajmërime nga qytetarët, ose kur teknikët identifikonin problematikën, por tani i kemi të gjitha në kohë reale në sistemin tonë”, u shpreh Balluku.

Drejtori i OST, bëri të ditur ndikimin, që pritet të ketë ky investim në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Lushnjës, por edhe zonën përreth. Investimi në nënstacionin e Lushnjës përfshiu gjithashtu demontimin dhe ndërtimin e dy trakteve të reja 110 kV Plasmas-Fier dhe Plasmas-Kavajë, pajisjet e të cilave ishin mbi 50-vjeçare, totalisht të amortizuara dhe nuk plotësonin kushtet teknike të sigurisë, si dhe u zëvendësuan panelet e vjetra të mbrojtjes dhe komandimit.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV