Kina fajëson Amerikën për coronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Jashtme e Kinës ka lëshuar një kritikë të fortë ndaj SHBA-ve, duke akuzuar rivalin e saj global se në vend që të ofrojë ndihmë ajo vepron për të krijuar dhe përhapur frikë e panik pas shpërthimit të coronavirusit.

Zëdhënësi i ministrisë Hua Chunying, u shpreh se  Shtetet e Bashkuara ishin vendi i parë që sugjeruan tërheqjen e pjesshme të stafit të saj të ambasadës dhe që ndaloi hyrjen e për udhëtarët kinezë.

“SHBA ka krijuar dhe  përhapur frikë, që është një shembull i keq. Kina shpresonte se vendet do të bënin gjykime të arsyeshme, të qeta dhe të bazuara në shkencë.” -tha Hua.

Gjithashtu Kina ka lëshuar thirrje për maska mjekësore kostume mbrojtëse dhe syze.

“Ajo që kërkon urgjentisht Kina për momentin janë maska ​​mjekësore, kostume dhe syze mbrojtëse ,” tha Hua Chunying në një konferencë shtypi të hënën në mëngjes.

Fabrikat e Kinës mund të prodhojnë 20 milion maska ​​në ditë, por paniku mbi virusin ka bërë që njerëzit në vend prej 1.4 miliardë banoresh të kërkojnë pajisjen me maska ​​kirurgjikale, ndërsa personeli ka raportuar mungesa të pajisjeve./Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV