Koronavirusi kapërcen edhe SARS-in/ Arrin në 362 numri i të vdekurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka kapërcyer edhe epideminë e rëndë akute që preku Kinën me virusin SARS në vitin 2003, kur deri më tani numri i të vdekur ka arritur në 362 persona.

Virusi SARS në vitin 2003 vrau 349 persona ndërsa infektoi 5,327 të tjerë. Por, koronavirusi po rezulton edhe më i tmerrshëm.

Sipas autoriteteve kineze më shumë se 360 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit ndërsa janë infektuar gati 18 mijë njerëz. Ndërkohë që vdekja e parë jashtë Kinës u konfirmua këtë fundjavë, kur autoritetet filipinase thanë se një 44-vjeçar kinez i sapo mbërritur nga Wuhani, ndërroi jetë të shtunën si pasojë e koronavirusit, transmeton CNN.

Deri më tani janë raportuar 175 raste jashtë Kinës të prekur me koronavirusin, ku shumica e personave kanë vizituar më parë këtë vend.

Shumë shtete kanë filluar të mbyllin kufijtë duke mos lejuar asnjë udhëtar kinez, ndërsa kanë anuluar fluturimet ajrore direkte me Kinën.

Në Gjermani është konfirmuar rasti i 10-të i prekur nga koronavirusi, ndërsa janë raportuar raste të tjera në Korenë e Jugut, Vietnam, Malajzi, Macao dhe Hong Kong.

Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Zelanda e Re kanë njoftuar të gjithë se nuk do të lejojnë asnjë shtetas që vjen nga Kina apo ka udhëtuar më parë në Kinë. Ata do të vendosen direkt në karantinë nëse udhëtojnë drejt këtyre shteteve. /Fjala.al/

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV